Home » Lajme, Vendore » Ambasadori britanik: Nata më e rrezikshme për Kosovën që nga paslufta

Ambasadori britanik: Nata më e rrezikshme për Kosovën që nga paslufta

“Kësaj here kam përshtypjen se interesat personale po vihen para interesave të shtetit”, ka thënë O’Connell

Ambasadori britanik në Kosovë, Ruairi O’Connell, ka thënë se nuk e di saktë se cila do të ishte përgjigja e Londrës e as e BE-së për Kosovën nëse e zhbën Gjykatën Speciale, por ka thënë se kjo mund të jetë nata më e rrezikshme e Kosovës që nga pas lufta, raportojnë mediat vendore.

“Kësaj here kam përshtypjen se interesat personale po vihen para interesave të shtetit”, ka thënë O’Connell.

Ai ka folur edhe për pasojat që do t’i ketë Kosova me këtë rast. “Nëse anulohet tash reagimi do të jetë shumë i keq për Kosovën. Nuk e di çfarë mund të them se do të jetë reagimi i Londrës, ne kemi qenë gjithmonë miq të sinqertë të Kosovës. Por, nëse miratohet sonte kjo, mund të jetë nata më e rrezikshme për Kosovën që nga paslufta”, ka theksuar ndër të tjera ambasadori britanik.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch