Ambasadori gjerman e francez në RTK: S`është mirë që Kosova të ecë vetëm
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde dhe ai i Francës, Olivier Guerot, kanë konfirmuar se ka ftohje raportesh mes Qeverisë së Kosovës dhe BE-së.
Ata deklaruan se këtë ia kanë thënë edhe kryeministrit Kurti, që nëse nuk dëgjon këshillat e miqve, atëherë ai është duke ecur vetëm.
Në intervistën e përbashkët të dhënë në emisionin “RTK Prime”, që e plotë transmetohet sonte në RTK1, ambasadori gjerman deklaroi se kancelari Scholz, presidenti Macron e kryeministrja e italiane, i kanë shkruar Kurtit duke i kërkuar që t’i dëgjojë këshillat. Por ai tha se kjo nuk ka ndodhur.
“ Nuk është mirë që të ecet vetëm. Që nga viti 1999, kemi qenë përkrah Kosovës dhe Gjermania i ka dhënë edhe një shtytje në Këshillin e Evropës. Si mund të ecë përpara Kosova nëse kemi ftohje raportesh, prandaj ato duhet përafrohen sërish”.
Sipas tij, është e qartë se sot ka ftohje raportesh me Qeverinë e Kosovës. “Ne bëjmë kërkesa e ato nuk dëgjohen, e kjo nuk i ngroh raportet tona prandaj na duhet një burrështetas e jo një që flet për luftë gjithë kohën”, tha Rohde.
Edhe ambasadori i Francës tha se Kosova duhet të jetë më praktike dhe konstruktive.
“Besoj që Qeveria e Kosovës do të mund të na dëgjonte më shumë që të jetë me pak e vetmuar, kemi qenë miqtë më të mirë dhe besoj që do ta vazhdojmë të jemi”, tha ambasadori francez.
Më shumë storie
Nga Shqipëria urojmë që të fitojë përsëri Albin Kurti
Nga Skënder Sadri KAPITI Jo vetëm opozita dhe mediat në Kosovë por edhe e gjithë politika dhe mediat në Shqipëri...
PDK publikon listën, Hamza: Mbi 50% janë prurje të reja
Partia Demokratike e Kosovës e ka bërë publike listën e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare që do...
AAK publikon listën e kandidatëve për deputetë
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka publikuar listën e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 7 qershorit. Në listë janë...
Publikohet lista e LDK-së për zgjedhjet e 7 qershorit
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka publikuar listën e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 7 qershorit. Në krye të...
SHBA: Rezolutë në Kongresin amerikan për mbështetjen e Kosovës drejt NATO-s
Kongresmeni Keith Self, së bashku me kongresmenët Ritchie Torres dhe Mike Lawler, kanë paraqitur në Dhomën e Përfaqësuesve një rezolutë...
Zgjedhjet e parakohshme do të mbahen me 7 qershor
Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka njoftuar se zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin do të mbahen...

Average Rating