Home » Kulturë, Lajme » Ana Kove / Kambanat e së dielës / Media gjermane sot

Ana Kove / Kambanat e së dielës / Media gjermane sot

Të nderuar miq të Librit dhe të Botimeve Toena,
 
Dëshiroja ta ndaj me Ju, një lajm të gëzueshëm që vjen nga Berlini.
Shkrimtarja Ana Kove, boton në faqen zyrtare të Programit LCB, në gjermanisht, fragmente nga vëllimi me tregime “Kambanat e së dielës” (Botimet Toena, 2019) dhe një shkrim reflektues për mesazhet e letërsisë së saj mbi temën “Frika nga prekja”.
Vëmendja e LBC (Kolokiumi i Letrarëve të Berlinit) për letërsinë shqipe të kësaj autoreje nuk është i rastësishëm.
Ajo është një nga yjet e rinj të letërsisë shqipe, pretende me peshë e Çmimit Europian të këtij viti, që do të shpallet gjatë muajit maj.
Kujtoj këtu që ajo është përfshirë nga Juria shqiptare e këtij Çmimi, në 5 autorët më të mirë shqiptarë, që janë në fillimet e krijimtarisë së tyre letrare, por që synojnë padyshim të arrijnë përsosmërinë e dëshiruar në këtë fushë.
Jemi vërtet të kënaqur dhe të entuziazmuar me arritjet e saj të deritanishme.
Suksese Ana në rrugën e bukur të letërsisë!

Gjeni më poshtë linket e botimit.

https://www.toledo-programm.de/talks/2468/anna-kove-sonntagslauten
 https://www.toledo-programm.de/talks/2426/anna-kove-kambanat-e-se-dieles

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 Kosovalindore.com · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch