Home » Lajme, Opinione » Analizë e situatës së sigurisë në Hapësiren etnike Shqiptare

Analizë e situatës së sigurisë në Hapësiren etnike Shqiptare

karikature Siguria e tokave shqiptareStrategjia kombëtare është e drejtë e udhëheqjes së lartë politike e shtetërore të një kombi. Nëpërmjet saj shpallen, synimet strategjike të një kombi apo e shprehur ndryshe, interesat dhe objektivat kombëtare. Në përcaktimin e objektivave kombëtare mbahen parasysh qëllimet themelore, ku përqendrohen politikat kombëtare, përpjekjet dhe burimet për realizimin e tyre.

 

 

Përpjekja e faktorit politik në Shqiperi që ta jetësoje Kushtetutën e vet, të marrë përgjegjësine para faktorit ndërkombetar mbi çështjen shqiptare për një zgjidhje të drejtë e përfundimtare. Si anëtare e NATO-së, Shqiperia duhet të reflektojë siguri të përgjithshme në Ballkan, me theks të veçantë në hapsiren etnike shqiptare. Të largojë mbeturinat e shërbimeve anti-shqiptare që operojnë në Tiranë dhe më gjërë, sepse nga aty ato mund të krijojnë viruse të cilat mund të infektojnë dhe dëmtojnë proceset e bashkimit të Kombit Shqiptar.

Proceset të cilat derivojnë gjendjen politiko-ekonomike edhe në Prishtinë, lidhen domosdo me zhvillimet e fundit, të cilat japin panoramën e kuptimit të pakuptimtë, sepse krijohet paqartësi e madhe politike, andaj duke ia shtuar edhe disfunksionimin e Ligjit me jetësimin e krimit e korrupcionit në nivel vendi.

Po krijohen kushte për amullinë e përcjelljes së zhvillimit normal se nga po lëviz çështja Kombëtare. Rrethanat në të cilat kuptimi i drejtë dhe angazhimi i çdo të riu shqiptar në Iliridë (Maqedoni Perendimore) duhet të mbledhë përgjegjësine dhe të jetë të matur ndaj nxitjes ortodokse-sllave e cila dëshiron ta kamufloje presionin e saj karshi mos unifikimit kombëtar të partive politike shqipetare.

Duhet të jemi në raport me faktorin kohë duke e kujtuar zvetënimin e kërkesave të shqipetareve në Malësi të Madhe (Mal i Zi) të cilat në raportet shtetërore kanë përgjegjësi historike për të drejtën e arsyeshme mbi Lirinë dhe Pronën.
Inicimi nga programet politike të partive shqipetare kudo në Kosovë të cilat nuk përputhen me kauzën e çështjes e cila po privon të drejtën e lëvizjes në Luginë të Preshevës, si dhe problemi Ҫam i ngritur nga Partia per Drejtesi dhe Unitet ne Shqiperi dhe së fundmi nga patriotët në Mërgatë ka lëvizur gurin por duhet edhe një mbështetje mbarëkombetare në trojet Etnike sepse pa çështjen Ҫame Shqiperia nuk do të jetë Shqiperi Etnike.

Dhe për të përcjellur veprimin e sigurisë kombetare shqipetare duhet të ndiqen këto parime:
1) Të parandalodh shkaqet e jo të luftosh vazhdimisht
2) Parimet e para-veprimit:/ në qoftë se nuk jeni të Sigurtë mos e bëni.
3) Veprimet nuk duhen të fillohen, nëse ndikimi i tyre nuk është i ndikueshëm.

Për të ruajtur në mënyre kontinuitive konceptin e Shqipërise Etnike deri në përmbyllje dhe pas përmbylljes duhet të fuksionojë strategjia e sigurisë kombetare shqipetare dhe funksioni i saj duhet të jetë efektiv. Me këmbengulsine për ta jetësuar këtë parim të shëndoshë; Shqiperine Etnike do e bëjmë pra edhe do e mbajme.

Prof. Hyzri Salihu
Koordinator i përgjithshem FBKSH-së (Frontit te Bashkuar Kombetar Shqiptar)

Shqiperi Etnike
09 02 2014

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 Kosovalindore.com · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress