Analizë: Ja  e vërteta e zhvillimeve në Partinë Demokratike

Nga Skënder Sadri KAPITI

Që  Partia Demokratike Shqiptare, që ajo nuk është as e ishdeputetëve , as e ishkryeministrit , as e deputetve aktuale, as e ishdrejtorëve dhe as ishkryekomunarëve  këtë e treguan zgjedhjet e vitit 2013, ku PD humbi thellë sepse ajo, apo më sakt ku këta të sipërcituarit e kishin privatizuar PD-në dhe e përdornin atë si masë njerëzore vetëm për interesa personale, familjare e grupale.

Humbja e Partisë Demokratike në vitin 2013 erdhi si pasojë e ndëshkimit të elitës së vjetër politike me ishkryeministrin Berisha,i cili  ishte edhe kryetar i Partisë Demokratike.

Dhe humbjet në vazhdimësi të pas  kësaj humbjeje i dedikohen establishmetit politik të vjetër të PD-së , gjë e cila vertetohet me faktin se pas zgjedhjeve të 25 Prillit 2021, menjehere pas tyre ishkryeministrit Berisha i erdhi shpallja non grata për korrupsion ,për avokati të korrupsionit dhe për pengim të demokracisë.

Dhe pas non gratës amerikane , dhe me kerkese te SHBA-ve Basha, ishkryetari i PD e përjashtoi me të drejtë Berishën nga Grupi parlamentar i PD-së.

Pas kësaj filloi reaksioni, kundërveprimi i Foltores kundër SHBA-ve dhe Bashës.

Dhe ky moment faktikisht shënoi ndarjen e Partisë Demokratike me të vjetrën , me establishmentin politik të PD-së; ky moment shënoi faktikisht atë që Basha tregoi atë se ai është kryetar i PD-së, por që establishmenti nuk pranoi dhe nuk e njihte këtë fakt , dhe  e vjetra ndërmori përpjekjet për ta uzurpuar PD-në dhe për përjashtimin e Bashës si kryetar, duke sulmuar për ta pushtuar selinë e PD-së me 8 Janar 2022, duke komplotuar kundër Bashës në zgjedhjet vendore të pjesshme të 6 Marsit 2022; duke uzurpuar Selinë e PD-së pa vendim gjyqësor të formës së prerë; duke shfrytëzuar mbështetjen e pushtetit dhe të mediave të cilat e quanin Berishën Kryetar të PD-së e deri sa më në fund Foltorja me LSI-në humbën në mënyrë katastrofike zgjedhjet vendore të 14 Majit 2023.

Ata, te vjetrit, elita e vjetër e PD-së u shkëputën nga demokratët dhe nga interesi publik dhe ikën e larguan në infinit prej demokratëve, dhe sot janë rreth non gratës të bashkuar në Foltoren antiSHBA e antiBasha

Dhe  po këtë e treguan edhe zgjedhjet vendore të 14 Majit 2023 ku pikërisht këta farë ishët,  ishfunksinarët gjithfarësh të lartë të PD-së të grumbulluar te Foltorja humbën thellë, sepse demokratët nuk u besonin më po këtyre të tillëve, dhe këta të tillët e së vjetrës së Foltores u braktisën nga votuesit demokratë të cilët nuk shkuan në votime, dhe ky konglamerati politiko-korruptiv Foltore-LSI humbi thellë.

Që  Partia Demokratike Shqiptare, se ajo nuk është e vetëm as e ishdeputetëve, as e ishkryeministrit, as e ishdrejtorëve dhe as ishkryekomunarëve e kryebashkiakëve të PD-së  dhe as e deputetëve aktualë këtë e vertetoi edhe Mbledhja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike me 20 Qershor 2023  ku dështoi aventura e fundit e establishmentit politik të PD-së,ajo e komplotit të asgjësimit të PD-së e të gllabërimit të saj nga Foltorja.

Përballë gjithë këtij komploti antiPD të establishmentit të vjetër jo vetëm të PD-së, por përballë atij komploti antiPD të të gjithë politikës së vjetër të “Trekëndëshit të Bermudës”  meritën për mbijetesën e PD-së e kanë  Elita e Re Politike e PD-së,  Kolegji i Kryetarëve të Degëve dhe antarësia vitale dhe e guximshme e PD-së që nuk lejuan asgjësimin dhe as gllabërimin e PD-së nga Foltorja dhe establishmenti i vjetër i PD-së.

PD sot nuk ka asgjë më me  Foltoren , dhe nuk ka rëndësi dhe as nuk përbën preokupim e as shqetësim për PD-në se cndodh e se cfarë bën Foltorja e cila  ka marrë drejtimin e saj. PD-ja ka orientimin, vizionin dhe programin e vet, ajo është një Parti Demokratike euroatlantike.

Tashmë përfundimisht , pas Mbledhjes së Këshillit Kombëtar të PD-së dhe me rezolutën e saj, tashmë establishmenti i vjetër politik i PD-së, Foltorja dhe të tjerët,  e morën përgjigjen përfundimtare se kush është Partia Demokratike.

Lini një Përgjigje

Previous post Myftiu Tërnava ua uron besimtarëve myslimanë Kurban Bajramin
Next post Olaf Scholz kërkon të shtensionohet situata në veri dhe të mbahen zgjedhjet