ANALIZE: Korrupsioni e ka pushtuar Shqipërinë
Nga Skënder Sadri KAPITI
Nuk bëhet ndryshimi, as përmirësimi dhe as ndarja nga tranzicioni pa demaskuar në themel, dhe pa ndëshkuar autorët dhe shkaktarët prej të cilëve Shqipëria u pushtua nga korrupsioni; nga korrupsioni, nga ky armik i tmerrshëm i patriotizmit, kombëtarizmit që po deshqiptarizon, boshatis e dëbon shqiptarët nga atdheu.
Ajo që unë konstatoj e shoh edhe te interlektualët, opininistët e analistët shqiptarë është fakti se ata janë skajshmërisht të njëanshëm, i shërbejnë dhe ndërrojnë kahje servilizmi duke shkuar andej nga ata qe paguhen më shumë, pra ata, shumë prej tyre janë mercernarë ashtu si pothuasjse të gjitha mediat me pak përjashtime.
Kështu edhe sot, ashtu si edhe dje kur inteklektualët , televizionet e gazetat që ishin oksigjeni dhe helmi politik e ideologjik i komunizmit , ashtu edhe sot këta janë agjentë dhe në shërbim të regjimit të korrupsionit pavarësisht se duken sikur informojnë dhe bëjnë kritikë, por në fakt si informacionet ashtu edhe kritikën e kanë informacion dhe kritikë të korrupruar.
Korrupsioni de fakto ka asfiksuar edhe shoqatat e shoqërinë civile.
Prandaj clirimin e Shqipërisë nga korrupsioni do ta bëjnë vetëm SHBA, sepse SHBA siguruan dhe e mbrojtën shtetin shqiptar nga asgjësini,ashtu sikurse po prej SHBA-ve u clirua dhe kemi sot edhe shtetin e Kosovës.
Unë Skënder Sadri Kapiti me edukatë familjare dhe me kontribute nacionaliste e kombëtare, kundërshtarë të regjimit komunist gjithmonë kam kundërshtuar dhe kritikuar faktin se edhe Partia Demokratike me Berishën kryetar ka qenë dhe ka funksionuar si një parti apo organizatë pseudoedjathtë dhe që ka zbatuar me përpikmëri platformën “KATOVICA ” gjatë këtij tranzicioni me marrëveshje e në bashkëpunim me Partinë Socialiste dhe me të gjithë spektrin neokomunist të paskomunizmit.
Pasojë e këtij mashtrimi demokratik paskomunist dhe të një dëmi të jashtëzakonshëm të politikës paskomuniste është fakti se në Shqipëri u instaluar sistemi kriminal i korrupsionit.
Pra Shqipëria për 50 vite ishte e pushtuar nga komunizmi, dhe pas vetërënies së komunizmit Shqipëria u pushtua nga një pushtues tjetër akoma dhe me i keq, u pushtua nga KORRUPSIONI. Kohët e fundit Drejtësia shqiptare po heton dy raste superskandaloze korrupsioni dhe hajdutërie, ai i privatizimit të kompleksit Partizani nga ishqeveria Berisha dhe ai i investimit korruptiv te inceneratorëve nga qeveria e Edi Ramës.Të dyja këto janë shëmbuj vertetimi se kështu kanë keqqeverisur të gjitha partitë e kualicionet qeveritare gjatë këtij tranzicioni, kështu janë bërë privatizimet, tenderimet dhe investimet, pra është bërë batërdia me vjedhjet e grabitjet e pronave dhe me paranë publike e deri sa shteti shqiptar realisht është i falimentuar edhe nga borxhet, e ndoshta Shqipëria është shteti më borxhli në botë.
Pasojat e këtij pushtimi të Shqipërisë nga korrupsioni janë: moszhvillimi ekonomik dhe demokratik; funksionimi i shtetit shqiptar si një shtet privat, tribal, klanor, oligarko-mafioz dhe antipublik; pasojë e këtij pushtimi të Shqipërisë nga korrupsioni është sundimi i antiligjit, krimeve të ndryshme e gjithfarëshe si ekonomike,financiare e ordinere; pasojë e këtij pushtimi nga korrupsioni politik e social është kanabizimi i vëndit; pasojë është krijimi i një imazhi negativ te opinioni ndërkombëtar; pasojë e montimit të këtij sistemi korruptiv në Shqipërei është goditja dhe ndëshkimi i vlerave të larta të patriotizmit, intelektualizmit të mirëfilltë dhe pozitivist, të moralit, ndërshmërisë etj. Dhe problem i shqiptarëve është clirimi i Shqipërisë nga korrupsioni gjë e cila arrihet vetëm me mbështetjen e SHBA-ve.
Average Rating