Andrej Plenkoviq kritikon mosreagimin për sulmin në Banjskë: Bëmë sikur nuk ndodhi
Në Forumin Strategjik të Bledit, kryeministri kroat Andrej Plenkoviq foli për situatën politike në Ballkanin Perëndimor dhe sfidat që shoqërojnë procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian. Veç tjerash ka përmendur edhe sulmin terrorist në Banjskë, ku u vra rreshteri Afrim Bunjaku.
Gjatë një paneli me tre kryeministra nga Sllovenia, Shqipëria dhe Mali i Zi në Forumin Strategjik të Bledit, ku u trajtuar tema e zgjerimit të mëtejshëm të Bashkimit Evropian, kryeministri Andrej Plenkoviq përmendi sulmin terrorist në Banjskë, duke shtuar se duhet parë edhe realiteti i ashpër politik, raporton “Jutarnji list”.
“E keni Banjskën, e cila në vitin 2023 kaloi pa asnjë vërejtje serioze ose artikulim nga ndonjë në BE, sikur po bëhemi se nuk ka ndodhur. Ky është realiteti. Duhet të jemi me të vërtetë të kthjellët rreth zgjerimit dhe kontekstit global që po ndryshon. Unë jam për zgjerim, mendoj se të gjithë po përpiqen të anëtarësohen, por ata duhet të stabilizohen politikisht”, tha Plenkoviq.
Plenkoviq foli për “realitetin e ashpër politik” të Ballkanit Perëndimor, duke theksuar se Serbia është në prag të luftës civile.
“Keni Maqedoninë e Veriut, e cila është bllokuar. Keni Serbinë, me më shumë se dy vjet trazira të brendshme më të mëdha, më të forta dhe më serioze dhe demonstrata, në prag të luftës civile,” deklaroi mes tjerash kryeministri kroat.
Më shumë storie
Nga Shqipëria urojmë që të fitojë përsëri Albin Kurti
Nga Skënder Sadri KAPITI Jo vetëm opozita dhe mediat në Kosovë por edhe e gjithë politika dhe mediat në Shqipëri...
PDK publikon listën, Hamza: Mbi 50% janë prurje të reja
Partia Demokratike e Kosovës e ka bërë publike listën e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare që do...
AAK publikon listën e kandidatëve për deputetë
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka publikuar listën e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 7 qershorit. Në listë janë...
Publikohet lista e LDK-së për zgjedhjet e 7 qershorit
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka publikuar listën e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 7 qershorit. Në krye të...
SHBA: Rezolutë në Kongresin amerikan për mbështetjen e Kosovës drejt NATO-s
Kongresmeni Keith Self, së bashku me kongresmenët Ritchie Torres dhe Mike Lawler, kanë paraqitur në Dhomën e Përfaqësuesve një rezolutë...
Zgjedhjet e parakohshme do të mbahen me 7 qershor
Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka njoftuar se zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin do të mbahen...

Average Rating