Home » Lajme, Ndërkombëtare, Sport » Anglia kualifikohet në çerekfinale të Evropianit, ra Gjermania

Anglia kualifikohet në çerekfinale të Evropianit, ra Gjermania

Anglia mposhtë Gjermanin, me rezultat 2:0, në ‘Wembley’.

Pjesa e parë mes këtyre dy skuadrave të mëdha evropiane, ka prodhuar lojë mesatare, më disa raste të mira nga të dy anët përmes Sterling dhe Kane për anglezët dhe Werner tek skuadra gjermane.

Fraksioni i dytë i këtij dueli solli lojë edhe më të mirë, sidomos nga ana e skuadrës angleze të cilët shënuan dy gola.

Fillimisht Raheem Sterling në minutën e 75’, ndezi ‘Wembley-n’, duke kaluar në epërsi Anglinë prej 1-0.

Dy minuta më vonë Gjermania pati rastin më të mirë për barazuar rezultatin kur Thomas Muller ballë për ballë me portierin anglez, dështon ta çoj topin në rrjetë.

Sulmuesi Harry Kane në minutën e 86’ i dha goditjen e nokautit skuadrës gjermane, duke dyfishuar avantazhin e Anglisë në 2-0, rezultat më të cilin u mbyll kjo super-sfidë.

Anglia kalon në çerekfinalet e EURO 2020, derisa Gjermani mbyll aventurën në këtë eveniment të madh të futbollit evropian. 

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 Kosovalindore.com · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch