Home » Lajme, Opinione » Anton Quni është i vetmi kandidat për kryetar të LDK-së që mund ta reformoj atë

Anton Quni është i vetmi kandidat për kryetar të LDK-së që mund ta reformoj atë

Nue Oroshi

Zgjedhjet e 14 shkurtit 2021 treguan qartë se populli në Kosovë dëshiron ndryshim politik dhe nuk është fare i kënaqur me qeverisjen 21 vjeçare të katër apo pesë partive që herë-herë kishin ndryshuar pozicionet por që për 21 vite kishin Qeverisur me Kosovën.Humbja e thellë e tri partive politike PDK,LDK dhe AAK tregoj qartë se këto tri parti politike nëse dëshirojnë të egzistojnë edhe më tutje në skenën politike të Kosovës duhet të reformohen rrënjësisht, në të kundërtën do ta pësojnë fatin e Nismës dhe AKR që kanë dalur nga skena politike e Kosovës.

Populli i Kosovës tregoj qartë që Qeverisjën duhet ta bëjnë në Kosovë në katër vitet e ardhshme VV dhe lista Guxo e Vjosa Osmanit.Ky rezultat kërkon që tri partitë humbëse të reformohën dhe të profilizohen gjatë qëndrimit të tyre në opozitë.Në mesin e këtyre tri partive më se keqi e pësoj LDK e cila e pësoj rezultatin më të dobët në historinë e kësaj partie politike prej egzistimit të saj tash e 31 vite.Faji ekskluziv është i kryetarit të saj Isa Mustafa dhe një grupi rreth ti që u munduan ta udhëheqin partinë me metoda komuniste duke harruar tash që LDK është e regjistruar në kuadër të grupit të Partive Popullore Evropiane.Madje edhe ai nen në statusin e LDK-së që i pamundson kandidimin personaliteteve politike për kryetar të LDK-së është një nen famkeq që e bllokon konkurencën politike në mes të kandidatëve dhe ju jep krahë pazareve paraprake para se të mbahej kuvendi i LDK-së.

Ky nen duhet të hiqet nga delegatët që në fillim të kuvendit të LDK-së me 14 Mars 2021 dhe t´iu ipet mundësia tre apo katër kandidatëve që të paraqesin vizionin  e tyre politik se si dëshirojnë reformimin e LDK-së dhe cili është projekti i tyre në ecjen përpara.Deri tash është duke u folur për shumë kandidat të mundshëm por edhe pse kanë mbetur më pak se një jave deri tek kuvendi i shpresës apo kuvendi i rrënimit të LDK-së kemi vetëm një kandidat të paraqitur zyrtarisht dhe ai është Anton Quni.Të tjerët si duket janë duke i pritur ende kalkulimet dhe pazaret politike.Një duhet ta ketë të qartë ky kuvend dhe 355 delegatet e LDK-së se vendimet që do të mirren në këtë kuvend do ta orientojnë LDK në dy drejtime.

1.Drejtimi rreth reformimit nëse delegatët ju mundësojnë me votën e tyre tre apo më shumë kandidateve për kryetar që të masin forcën e tyre me votën e fshehur se cili do të fitoj besimin e delegatëve për ta reformuar dhe dërguar përpara LDK.

2.Dërgimi drejt shkatrrimit përfundimtar të LDK-së nëse zgjidhet një kryetar kukull me direktivat e Isa Mustafës dhe klanit të tij.Atëherë LDK-së nuk do ti mbetët asgjë tjetër përveç emrit dhe kuptohet se në zgjedhjet e ardhshme Parlamentare nuk do të ketë mundësi ta kaloj as pragun zgjedhor.Për faktin se nëse ky kuvend e zgjedh sërish kryetarin e ri me direktivat e Isa Mustafës LDK, do ta ketë fatin e Pirruas e ata që e njohin historinë e dinë shumë mirë kur ai deklaron se me mjafton edhe një fitore e tillë dhe do të mbetem pa ushtri.LDK-së i mjafton vetëm edhe një gabim i delegatëve në kuvendin e 14 marsit dhe kjo parti do të mbetët në duart e historianëve që ta shkruajnë historinë e saj.

Pse LDK duhet mbajtur Kuvend Demokratik dhe pse Anton Quni duhet zgjedhur kryetar i saj?

LDK nëse dëshiron të jetë pjesë e partive popullore Evropiane ajo duhet t´iu hap mundësi kandidatëve të saj që ta shpalosin platformën politike për drejtimin e saj.LDK duhet të merr mësim nga partia simotër në Gjermani CDU, e cila para pak kohësh në një konkurrencë në mes të tre kandidateve Armin Laschet,Friedrich Merz dhe Norbert Röttgen e zgjodhi Armin Laschetin kryetar të CDU-së ku të tre kandidatët bashkarisht prezentuan nëpër Republika të Gjermanisë para antarëve të CDU-së programet e veta dhe në fund 1001 delegatët e CDU e thanë fjalën e tyre.

Anton Quni ësht një kandidat i cili bën një politikë pragmatike dhe të suksesshme.Është politikan i mençur dhe i qetë i cili e peshon fjalën e thënë, dhe asnjë veprim politik nuk e merr pa i matur veprimet.Ka një përkrahje të madhe nga CDU dhe partitë e tjera politike në Evropë dhe Amerikë.Pjesëmarrja dhe udhëheqja e Betejes se Kosharës i jep atij shumë përparësi në krahasim me kandidatët e tjerë dhe ju mbyllë gojën edhe kundërshtarëve të tjerë politik që LDK-në e konsiderojshin parti që nuk ka bërë luftën e ku faktet flasin krejtë të kundërten.Anton Quni ka shumë punë që ta orientoj LDK-në në një parti e cila duhet gjetur rrugën e duhur.Kjo parti duhet fillimisht të ketë takime të shumta me Partitë simotra në Evropë ku përmes shkëmbimeve të fitoj pervojën e duhur se si reformohet një parti.Antoni duhet të punoj me të gjitha shtresat e popullsisë e në veçanti me Rininë e Kosovës me këto të reja dhe te rinj që kanë filluar ta humbin shpresën e të jetuarit në Kosovë.Nëse ndodh që Isa Mustafa ta luaj skenarin e fundit dhe ti jep goditjen përfundimtare LDK-së ai do të hyn në histori të Ginisit si politikani më shkatërrues i trojeve shqiptare.

Isa duhet te merrë pjesë vetëm si mysafir në këtë kuvend dhe që në fillim duhet t´iu kërkoj falje anëtarëve të LDK-së për dërgimin në greminë të kësaj partie sepse asnjëherë nuk ka ndodhur që një parti për një afat kohor prej një viti dhe tre muajsh ti humb gjysmën e votuesve të saj.Kurse Antoni pas zgjedhjes kryetar i LDK-së fillimisht duhet bërë një analizë politike me ekipin e ti,se cilat ishin dobësitë që e sjellën LDK në këtë gjendje dhe cila është mënyra dhe metoda më e mirë dhe më e fuqishme që të rikthehet sërish LDK,në skenën politike.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch