Home » Lajme, Shëndetësi » Apeli i mjekes/ “Neglizhenca më e vogël mund t’ju kushtojë jetën”

Apeli i mjekes/ “Neglizhenca më e vogël mund t’ju kushtojë jetën”

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, në rubrikën e pyetjeve të ngritura nga qytetarët për COVID-19, ka publikuar mesazhin e prof. Silva Bala nga spitali COVID 2. Në përgjigjen e saj, mjekja e njohur thekson se shëndeti është gjeja më e çmuar që ka secili prej nesh ndaj dhe në këtë kohë pandemie kujdesi për të duhet të jetë i shtuar.

Pyetjes se kur duhet t’i drejtoheni spitalit prof. Bala i pergjigjet se kjo duhet të ndodh kur rekomandohet nga mjeku i famijles.

Bala u ka bërë apel qytetarëve për zbatimin e masave me qëllim parandalimin e COVID-19.

“Neglizhenca më e vogël ju kushton jetën! Ju lutem edhe njëherë: Sa herë që të dilni nga shtëpia, mos e harroni maskën. Bëjeni maskën sendin tuaj më të domosdoshëm. Maska është pjesë e trupit tuaj tashmë për t’ju mbrojtur nga ky virus i rrezikshmën“, thekson Bala në mesazhin e saj.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch