
APN në Bujanoc, Pajaziti: Orientimi ynë është bashkëpunimi me Qeverinë e Kosovës
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur sot në takim kryetarin e Alternativës për Ndryshim në Bujanoc dhe udhëheqësin e koalicionit Fronti për Ndryshim Arbër Pajazitin dhe Levent Qazimin raporton rtvpresheva.com
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Pajaziti ka bërë të ditur se nga kryeministri Kurti ka pranuar urime për fitoren në zgjedhje dhe se pritja e Kryeministrit ishte e ngrohtë.
“Bashkë me Leventin, sot u pritëm ngrohtësisht nga kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti.
Pasi na uroi për suksesin e arritur në zgjedhjet e fundit lokale, me kryeministrin diskutuam rrjedhat aktuale politike në Bujanoc dhe Luginë” ka deklaruar Arbër Pajaziti, kryetar në ardhje i Komunës së Bujanocit
Pajaziti ka theksuar se sa e rëndësishme është mbështetja e Qeverisë së Republikës së Kosovës për Luginën dhe për Bujanocin
“E ritheksuam orientimin tonë për bashkëpunim të patjetërsueshëm me institucionet e Republikës së Kosovës.
Prania e Kosovës në Luginë, veçmas në Bujanoc, është imediate për qëndresën e shqiptarëve në trojet e veta.
Mbështetja e Qeverisë së Republikës së Kosovës është domosdoshmëri dhe nevojë e kohës në të cilën ndodhemi por edhe e sfidave të cilat na presin. Një Kosovë e fuqishme, një Bujanoc stabil” ka përfunduar Pajaziti
Më shumë storie
Kosova ka fituar kundër Islandës me rezultat 2-1
Kombëtarja e Kosovës në futboll, e ka mposhtur Islandën, me rezultat 2-1, të enjten mbrëma në ‘Fadil Vokrri’. Dardanët dhe...
Futbollistët Kosovës e zhvillojnë stërvitjen e fundit, për duelin me Islandën
Përfaqësuesja e Kosovës në futboll, të mërkurën mbrëma ka zhvilluar stërvitjen e fundit para ndeshjes me Islandën. Dardanët dhe islandezët...
Reagimet pasi Gjykata Speciale nuk e lejon Thaçin për varrimin e babait
Gjykata Speciale në Hagë nuk ka lejuar ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të...
Ish-presidenti Hashim Thaçi qëndroi për pak orë në Kosovë, vizitoi babanë e tij në QKUK
Ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, i është aprovuar kërkesa nga Gjykata Speciale për ta vizituar babanë e tij të sëmurë....
Lumir Abdixhiku përjashton bashkëpunimin me Lëvizjen Vetëvendosje
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka përjashtuar mundësinë e bashkëpunimit me Lëvizjen Vetëvendosje (LVV). Ai ka...
Albin Kurti thotë se do ta udhëheq qeverinë e re
Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar sot se ai do të udhëheq edhe me qeverinë e re, e cila pritet të...
Average Rating