Home » Lajme, Vendore » Ardita Sinani: 𝐌𝐞 𝐒𝐡𝐞𝐟𝐢𝐧 𝐞 𝐎𝐒𝐁𝐄, 𝐦𝐛𝐢 𝐩𝐚𝐬𝐢𝐯𝐢𝐳𝐢𝐦𝐢𝐧!

Ardita Sinani: 𝐌𝐞 𝐒𝐡𝐞𝐟𝐢𝐧 𝐞 𝐎𝐒𝐁𝐄, 𝐦𝐛𝐢 𝐩𝐚𝐬𝐢𝐯𝐢𝐳𝐢𝐦𝐢𝐧!

Kryetarja e Preshevës znj.Ardita Sinani u prit në Beograd, nga Shefi i Misionit të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian në Serbi, Ambasadorin Jan Braathu, të shoqëruar nga znj.Sarah Groen, zv.shefe e misionit dhe znj.Agata Siemaszkiewicz, këshilltare për çështje politike dhe raportim

“Sot, pata nderin të mirëpritem në Beograd, nga Shefi i Misionit të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian në Serbi, Ambasadorin Jan Braathu, të shoqëruar nga znj.Sarah Groen, Zv-shefe e misionit dhe znj.Agata Siemaszkiewicz, këshilltare për çështje politike dhe raportim.

Çështja e pasivizimit të vendbanimeve ishte tema qendrore që ngrita duke kërkuar nga Shkëlqesia e Tij, z.Jan Braathu ta përdor autoritetin e tij, për të raportuar në instancat vendimmarrëse ndërkombëtare dhe republikane, mbi këtë proces, që në emër të ligjit, po eliminon administrativisht dhe juridikisht shqiptarët, nga qytetaria dhe shtetësia.

Çështjet e regjistrimit të popullatës, (mos)integrimit të shqiptarëve dhe të (mos)investimeve të fondeve publike nga qeveria republikane ishin disa nga temat kryesore të bashkëbisedimit.

Prania dhe angazhimi i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian në Luginën e Preshevës mbeten të një rëndësie të veçantë për çështjet e sigurisë, zhvillimit dhe demokracisë.” është shprehur znj. Sinani

#PasivizoPasivizimin

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 Kosovalindore.com · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch