
Ardita Sinani bën thirrje që të parandalohen veprimet për bllokim të kufijve
Kryetarja e Preshevës, pas paralajmërimeve të serbëve për bllokim të kufijve me Kosovën ka thënë se këto veprime përbëjnë rrezik real dhe mund të shkaktojnë probleme.

Në një postim në Facebook ,Sinani ka thënë se çdo bllokim rruge nuk është vetëm një pengesë fizike, por një mesazh i qartë i imponimit të izolimit dhe distancimit edhe më të madh.

“Si Kryetare e Komunës së Preshevës, edhe pse vendkalimet në Muçibabë dhe te Dheu i Bardhë aktualisht nuk janë të bllokuara, unë jam thellësisht e shqetësuar me veprimet që kanë ngritur tensione dhe destabilitet në rajon. Komuna jonë ka një numër të madh studentësh dhe punëtorësh që çdo ditë udhëtojnë drejt Kosovës. Çdo akt i mbylljes së dhunshme, qoftë përmes protestave apo veprimeve të tjera, përbën një rrezik real që mund të shkaktojë probleme edhe më të mëdha”,ka shkruar ajo në Facebook..
Kjo situatë vetëm sa rëndon më tej pozitën e shqiptarëve në Luginën e Preshevës, duke ndikuar negativisht në jetën e përditshme dhe duke i shtuar ndjenjën e izolimit një komuniteti që tashmë përballet me sfida të mëdha ekonomike dhe shoqërore.
Ajo ka ftuar me urgjencë ambasadat e SHBA-së, shtetet anëtare të Bashkimit Evropian, dhe bashkësinë ndërkombëtare që të reagojnë dhe të ndërmarrin hapa të menjëhershëm për të parandaluar përshkallëzimin e kësaj situate.
Më shumë storie
Haklaj: Misioni i UÇPMB-së është bashkimi me Kosovën!
Të dashur vëllezër dhe motra. Të dashur bashkëkombas! Familjarë të deshmorëve të Kombit! Veteranë të UÇMB-së! Sot në këtë ditë...
Dita Botërore e Lirisë së Shtypit, kërkohet një mjedis më i sigurt për gazetarët në Kosovë
Dita Botërore e Lirisë së Shtypit është e një rëndësie të veçantë. Pavarësisht sfidave të shumta, gazetarët vazhdojnë të kryejnë...
Luginë e Preshevës: Mijëra shqiptarë në këtë rajon mbesin pa të drejta bazë
Mijëra shqiptarë nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja prej vitesh mbeten pa të drejtë vote, dokumente personale dhe qasje në shërbime...
Izet Mexhiti viziton Preshevën, me Sinanin flasin për vendkalimin kufitar
Kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani, ka pritur në takim zëvendëskryeministrin për Çështje Evropiane të Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhitin. Sinani ...
Medvegjë: Me aktivitete letrare shënohet 7 Marsi, Dita e Mësuesit
Në kuadër të Ditës së Mësuesit, në shkollat shqipe të Medvegjës u mbajt një orë letrare me pjesëmarrjen e nxënësve...
Bujanoc: Mbahet seanca e parë e Shtabit për Situata të Jashtëzakonshme
Sot u mbajt seanca e parë e Shtabit për Situata të Jashtëzakonshme në Komunën e Bujanocit. Gjatë kësaj seance u...
Average Rating