Home » Lajme » ARDITA SINANI: DEBATI I SOTËM PUBLIK FUQIZOI PJESËMARRJEN E QYTETARËVE NË PLANIFIKIMIN E INVESTIMEVE DHE BUXHETIT

ARDITA SINANI: DEBATI I SOTËM PUBLIK FUQIZOI PJESËMARRJEN E QYTETARËVE NË PLANIFIKIMIN E INVESTIMEVE DHE BUXHETIT

Postimi i znj. Sinani:

“Sot, në Sallën e Kuvendit, patëm një diskutim shumë të dobishëm me qytetarë, në debatin publik për Planin Investiv dhe Buxhetin e ri ❤️Ekonomistë, arkitektë, ndërtimtarë, zejtarë, bujq 👨‍🌾, blegtorë, punëtorë, ndërmarrës, politikanë, përfaqësues institucionesh arsimore dhe administrative, organizata joqeveritare, media etj, nga vendbanime të ndryshme, ridëshmuan se pjesëmarrja e qytetarëve e bën më të mirë 👍 dhe më demokratik planifikimin e investimeve dhe të buxhetit publik.

Falenderoj 🙏 pjesëmarrësit për diskutimet, idetë, sugjerimet, kritikat, kërkesat dhe këshillat e tyre. Ato do të përfshihen në procesin e përpilimit të Buxhetit dhe të Planit Investiv për vitin vijues 💪 Takimet në terren gjatë këtyre ditëve dhe debati i sotëm publik vërtetojnë se duhet të zhvillojmë edhe mëtej 👉 politikat dhe modelet e zbatimit të buxheteve pjesëmarrëse me qytetarë.

Është e drejtë 👊 e taksapaguesve dhe qytetarëve të jenë sa më shumë pjesëmarrës në procesin e planifikimit të investimeve publike dhe të përpilimit të buxhetit komunal, duke i identifikuar problemet dhe duke i hierarkizuar nevojat dhe investimet prioritare 💞#PlaniInvestiv2022#BuxhetiPjesëmarrës#QeverisjeMeQytetarë#PreshevaEre

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 Kosovalindore.com · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress