Home » Lajme, Vendore » Ardita Sinani falenderon z. Bislimi që ka ngritur sot në dialogun e Brukselit, çështjen transferit të mjeteve nga shteti serb, të ndara nga Qeveria e Kosovës për Luginën e Preshevës

Ardita Sinani falenderon z. Bislimi që ka ngritur sot në dialogun e Brukselit, çështjen transferit të mjeteve nga shteti serb, të ndara nga Qeveria e Kosovës për Luginën e Preshevës

Postimi i znj. Sinani:

“Falenderoj Zëvendëskryeministrin e parë të Republikës së Kosovës për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, z.Besnik Bislimi, që në vazhdën e bashkëpunimit dhe bashkërendimit tonë, ka ngritur sot në dialogun e Brukselit, çështjen e pengesave nga Thesari i Republikës së Serbisë të transferimit të 100.000 eurove të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe 50.000 eurove të Komunës së Prishtinës, për mbulimin e pjesshëm të dëmeve nga vërshimet në Komunën e Preshevës.

Nuk ka arsye që transferi i këtyre mjeteve financiare me dedikim humanitar të vazhdojnë të bllokohen, aq më tepër duke pasur parasysh se më vitin 2020, ndihma e Qeverisë së Republikës së Kosovës në vlerë prej 500.000,00 euro për ta ndihmuar luftën kundër pandemisë Covid-19, ishte transferuar pa pengesa nga Thesari i Republikës së të Kosovës drejt Thesarit të Republikës së Serbisë.”

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 Kosovalindore.com · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress