Home » Lajme, Vendore » Ardita Sinani: Komuna e Preshevës përfiton fondin prej mbi 4 milion dinarësh

Ardita Sinani: Komuna e Preshevës përfiton fondin prej mbi 4 milion dinarësh

Kryetarja e Komunës së Preshevës, znj.Ardita Sinani, përmes një postimi ka bërë të ditur se komuna e Preshevës ka fituar një fond prej mbi 4 milion dinarëve

“Dje, shefi i kabinetit, me autorizimin tim, në Ministrinë për punësim dhe çështje sociale ka nënshkruar kontratën nga e cila Komuna e Preshevës përfiton fond prej 4.820.461,62 dinarëve.Me këto mjete, Komuna e Preshevës do të financojë Qendrën për Punë Sociale për projektet që kanë të bëjnë me qëndrimin ditor të personave me nevoja të veçanta.Ky projekt është i rëndësisë jashtëzakonisht të madhe, sidomos për shkak se ka të bëjë me personat me nevoja të veçanta, nga të cilat mjete do të zbuten sado pak nevojat e kësaj kategorie.”, ka njoftuar znj. Sinani

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 Kosovalindore.com · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch