Home » Kulturë, Lajme » Ardita Sinani, maturantëve: Urime matura e merituar!

Ardita Sinani, maturantëve: Urime matura e merituar!

Ditë e bukur për maturantë të veçantë. Se maturantët në Preshevë mbeten ende pothuajse të vetmit nxënës të Evropës, të cilët ndjekin mësimet me tekste të ndaluara dhe me planprograme shkollore të kufizuara.

Ndonëse shteti nuk ua njeh historinë, kulturën e madje edhe letërsinë e muzikën; ata dhe ato janë plotë elan, vullnet e pasion për dije dhe aftësi.

Janë maturantë të rezistencës. Janë maturantë bashkëkohor. Janë maturantë të cilësisë. Siç i njoh shumë prej tyre si mësimdhënëse e tyre. Siç e dëshmojnë brezat e tyre paraprak, të cilët sot shquhen në universitetet vendore, rajonale dhe ndërkombëtare; e në vendet e tyre të punës kudo që sot jetojnë.

Urime vazhdimin e pjekurisë civile dhe civike!

Urime matura e merituar!

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 Kosovalindore.com · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch