
Ardita Sinani: Ndihem e nderuar për detyrën e marrë si Këshilltare Politike e Kryeministrit të Republikës së Kosovës
Këshilltarja Politike e Kryeministrit të Republikës së Kosovës për tri komunat e Kosovës Lindore (Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë), znj.Ardita Sinani, ka komentuar emërimin e saj nga ana e Kryeministrit Kurti
Postimi i znj. Ardita Sinani:
“E nderuar që sot me Vendim të Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti, të marr detyrën e Këshilltares Politike për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.
Në vazhdimësi të bashkëpunimit e bashkërendimit me Republikën e Kosovës, e në funksion të përmirësimit të gjendjes së shqiptarëve të Luginës, si dhe për mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave tona, pranova këtë detyrë dhe angazhim.
Hapi i ardhshëm, do të jetë themelimi i Zyrës për Preshevë, Bujanoc e Medvegjë në kuadër të Zyrës së Kryeministrit të Republikës së Kosovës, koordinimin e së cilës do ta bëjmë duke pasur parasysh gjendjen e vështirë socio-ekonomike të banorëve tanë.
Thellimi i vazhdueshëm i raporteve me institucionet e Republikës së Kosovës, e në këtë rast me Kryeministrin ka qenë dhe do të mbetet domosdoshmëri për shqiptarët e Luginës së Preshevës.
Vlerësimin që kjo detyrë dhe angazhim të më besohet mua, për të cilin jam jashtëzakonisht falëminderuese, do ta përkthej si synim për arritjen e qëllimeve të përbashkëta në të mirë të shqiptarëve të Luginës.”
Më shumë storie
Haklaj: Misioni i UÇPMB-së është bashkimi me Kosovën!
Të dashur vëllezër dhe motra. Të dashur bashkëkombas! Familjarë të deshmorëve të Kombit! Veteranë të UÇMB-së! Sot në këtë ditë...
Luginë e Preshevës: Mijëra shqiptarë në këtë rajon mbesin pa të drejta bazë
Mijëra shqiptarë nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja prej vitesh mbeten pa të drejtë vote, dokumente personale dhe qasje në shërbime...
Izet Mexhiti viziton Preshevën, me Sinanin flasin për vendkalimin kufitar
Kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani, ka pritur në takim zëvendëskryeministrin për Çështje Evropiane të Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhitin. Sinani ...
Vëllazërim, Miqësim e Binjakëzim në trekëndëshin kufitar në mesë Kumanovës, Preshevës e Gjilanit
Shkruan:Refik HASANI Gjilani , është qendër më e madhe e Rajonit të Anamoravës, që përfshin Gjilan, Kamenicë, Viti, Novobërdë, njëkohësisht...
Ardita Sinani: Shqiptarët e Luginës fitojnë të drejta pronësore në Kosovë
Kryetarja e Preshevës Ardita Sinani ka bërë të ditur se sot kanë hyrë në fuqi ndryshimet në Ligjin për të...
Ardita Sinani: LUGINA E PRESHEVËS, KUQ E ZI!
I bashkohem thirrjes së deputetit Shaip Kamberi për vendosjen e flamurit kombëtar në çdo shtëpi dhe dritare shqiptare në Luginën...
Average Rating