Home » Lajme, Vendore » Ardita Sinani: Nga e nesërmja fillon kompensimi i komisionerëve të zgjedhjeve të fundit lokale në Komunën e Preshevës

Ardita Sinani: Nga e nesërmja fillon kompensimi i komisionerëve të zgjedhjeve të fundit lokale në Komunën e Preshevës

Në disa nga zgjedhjet e kaluara në Preshevë, anëtarët e këshillave të votimit nuk iu kanë paguar për punën që e kishin kryer si komisioner. Kësaj radhe kryetarja e Komunës, znj.Ardita Sinani njofton përmes profilit të saj se kjo praktikë nuk do të vazhdoj më, por nga nesër ata do të paguhen.

“NDRYSHE NGA MË PARË, TASH SECILI ANËTAR I KËSHILLAVE VOTUESE KOMPENSOHET PËR PUNËN E TIJ

Nga dita e nesërme fillon kompensimi i komisionerëve të zgjedhjeve të fundit lokale në Komunën e Preshevës.

Ndryshe nga praktika e deritanishme, ku afër 500 anëtarë të këshillave votuese ishin lënë pas dore nga qeverisja e kaluar lokale, tash secili anëtar do të kompensohet.

Shprehim mirënjohjen tonë për durimin e secilit anëtar të këshillave votuese lidhur me vonesën e kompensimit, e cila nuk ishte për shkak të qeverisjes së re.  

Falenderojmë të gjithë anëtarët e këshillave votuese për punën e tyre të përgjegjshme dhe profesionale.

Kompensimi i anëtarëve të këshillave votuese do të bëhet në zyrat e administratës komunale.

Ftojmë çdo anëtar/e të paraqitet me dokument identifikimi.” ka shtuar kryetarja Sinani.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 Kosovalindore.com · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch