Home » Lajme, Vendore » Ardita Sinani: Preshevën do ta transformojmë rrënjësisht për pak kohë

Ardita Sinani: Preshevën do ta transformojmë rrënjësisht për pak kohë

Kryetarja me bashkëpuntor u prit nga shumë qytetar me të cilët bisedoi rreth investimeve dhe nevojave të secilës lagje. Ajo premtoi se Presheva do të transformohet rrënjësisht falë punëve dhe projekteve që na presin në vitin e ardhshëm

Postimi i znj. Ardita Sinani:

“SË SHPEJTI FILLON TRANSFORMIMI I QYTETIT PËR MË SHUMË LËVIZSHMËRI TË NJERËZVE DHE MALLRAVE : LIRIM, ZHVILLIM E GJELBËRIM TË HAPËSIRAVE PUBLIKE; SISTEM PARKIMI, PARK QENDROR…

Qytetin do ta transformojmë rrënjësisht për pak kohë 💪

Do të krijojmë shpejtë mundësi më të lehta, më të shpejta dhe më mjedisore, për qarkullimin e njerëzve dhe mallrave 🙏

Kjo është jo vetëm nevojë për jetë më të mirë, por edhe potencial zhvillimi ekonomik 👊

Për këtë u binda edhe sot, gjatë takimeve 🤝 dhe bashkëbisedimeve me banorët e qytetit 💗

Ata kishin të drejtë që u ankuan për pengesat e shumta në lëvizjen e njerëzve dhe mallrave për shkak të kaosit urban, në mungesë të hapësirave të lira publike dhe parkingjeve 🅿️

Apo për shqetësmin e tyre se nuk kemi ende park qendror 🏞️Këto çështje do të përfshihen në procesin e Planit Investiv 2022. Presheva do ta ketë parkun qendror 🌳 Ai do të jetë i kryer në vitin 2022.

Do ta kemi hapësirën qendrore publike të gjelbër🌲, relaksuese dhe rekreative, në shërbim të fëmijëve 👨‍👩‍👧‍👧, të të rriturve dhe të moshuarve.

Siç edhe do t’i lirojmë dhe zhvillojmë hapësirat publike!

Trotuari qendror i ri është duke u punuar 🚧

Të tjerët do t’i lirojmë për këmbësorët 🚶‍♀Këto, së bashku me sistemin e parkingut publik, për të cilin kemi nisur procedurat e para 👍 Transformimi i qytetit po fillon 👏

Për më shumë hapësira publike të lira dhe të gjelbërta. Për më shumë lëvizshmëri urbane.

Për shëndet më të mirë 💝

Për më shumë ekonomi.

Për Preshevën e Re 💕#PlaniInvestiv2022#QeverisjeMeQytetarët#LëvizhmëriaUrbane#HapësiraPublike#ParkQendror#Mjedisi#Ekonomia#ParkingPublik#PreshevaEre

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 Kosovalindore.com · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress