Home » Lajme, Vendore » Ardita Sinani priti shefin e Zyrës së OSBE-së në Bujanoc

Ardita Sinani priti shefin e Zyrës së OSBE-së në Bujanoc

Pas vizitës që pati nga zyrtarët e Ambasadës amerikane, kryetarja e Preshevës znj.Ardita Sinani priti z.Kiron Reid, shef i Zyrës së OSBE-së në Bujanoc

Postimi i plotë i znj.Sinani:

“Në vazhdën e takimeve, sot në kabinetin tim, prita z.Kiron Reid, shef i Zyrës së Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian me seli në Bujanoc.

Zyra e OSBE-së për Luginën në përgjithësi, e për komunën e Preshevës, mbetet e rëndësishme, sidomos në aspektin politik, si urë lidhëse mes përfaqësuesve lokalë të Preshevës me institucionet republikane.

Andaj, sot me z.Kiron Reid mes shumë temave, diskutuam edhe për diskriminimin e shqiptarëve, në përfaqësimin e tyre në institucionet shtetërore.

Brengë e përbashkët ishte migrimi i të rinjve nga Presheva, si rezultat i mosperspektivës, si dhe për shkak të mosnjohjes së diplomave dhe problemeve burokratike të nostrifikimit të tyre.

OSBE është dhe do të jetë partner i qeverisjes sonë në shërbim të demokratizimit të institucioneve qendrore, rajonale dhe lokale; si dhe përmirësimit të legjislacionit në fuqi. “

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 Kosovalindore.com · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch