Home » Lajme, Vendore » Ardita Sinani priti sot delegacionin e Ambasadës së Britanisë së Madhe në Beograd

Ardita Sinani priti sot delegacionin e Ambasadës së Britanisë së Madhe në Beograd

Kryetarja e Komunës së Preshevës, znj.Ardita Sinani ka pritur sot delegacionin e Ambasadës së Britanisë së Madhe në Beograd, të përbërë nga Ambasadorja, znj.Sian MacLeod dhe këshilltarin politik, z.Vlladan Avramoviq.

Postimi i znj.Sinani:

“Kënaqësi ishte ta mirëpres 🤝 sot delegacionin e Ambasadës së Britanisë së Madhe 🇬🇧 në Beograd, të përbërë nga Ambasadorja e re, Shkëlqesia e Saj znj.Sian MacLeod dhe z.Vlladan Avramoviq, këshilltar politik.

Në vazhdën e diskutimit mbi problematikën e diskriminimit shtetëror 🇷🇸 politik dhe socio-ekonomik, siç janë mosintegrimi, pasivizimi i vendbanimeve, moszbatimi i marrëveshjeve shtetërore për Luginën e Preshevës dhe bllokimi i dialogut për Luginën e Preshevës, bashkëbiseduam edhe për dinamizimin 💪 e bashkëpunimit midis autoriteteve britanike dhe qeverisjes lokale në Preshevë, në implementimin 🙏 e projekteve me interes për banorët e komunës tonë, në fushën e zhvillimit ekonomik dhe kulturës. Pas takimit, bashkë me Ambasadoren MacLeod, u pritëm nga përfaqësuesit e OJQ “Livrit” në Preshevë, si një organizatë që dëshmon zellin, kreativitetin dhe progresivizmin e rinisë sonë ❤️

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 Kosovalindore.com · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress