Home » Lajme, Vendore » Ardita Sinani: Rindërtimi i objektit të Shtëpisë së Shëndetit në Leran nuk është më premtim në letër

Ardita Sinani: Rindërtimi i objektit të Shtëpisë së Shëndetit në Leran nuk është më premtim në letër

Postimi i znj. Sinani:

“Puna fillon së shpejti 💪 Edhe renovimi i nyjeve sanitare të shkollës 🏫 fillore “9 Maji”.

Këto janë dy projekte të rëndësishme në arsim dhe shëndetësi, për Leranin dhe Golemi Dollin.

Siç na vërtetuan sot banorët që i takuam në vazhdën e takimeve 🤝 me qytetarët për planifikimin e buxhetit dhe investimeve për vitin 2022.

Është vërtetë kënaqësi 🙏 përgjigja e qytetarëve për t’u përfshirë në propozimet për planifikimet dhe investimet publike. Edhe atë jo vetëm përfaqësuesit e bashkësisë lokale, por edhe bujq 👨‍🌾, blegtorë, punëtorë, studentë, pensionistë etj.

Sot njoftova banorët se tanimë është pothuajse çështje e kryer sigurimi i transportit 🚌 për nxënësit e kësaj zone. Projektet për përmirësimin e infrastrukturës rrugore 🚧, e sidomos rregullimi i shtratit të lumit ishin padyshim kërkesa të tjera të arsyeshme të cilat do t’i përfshijmë në procesin e hartimit të Planit Investiv.

E sigurisht se prioritet i ynë mbetet subvencionimi i bujqësisë dhe blegtorisë 🐑. Për punësimin dhe ekonominë lokale. Për Leranin e ri.

Për Golemi Dollin e ri 💞

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 Kosovalindore.com · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress