Home » Lajme, Vendore » Ardita Sinani: RIVENDOSET TRAFIKU (NDËR)URBAN

Ardita Sinani: RIVENDOSET TRAFIKU (NDËR)URBAN

Postimi i znj. Sinani:

“Sot, në Këshillin Komunal, morëm 2 vendime të rëndësishme 💪 për çështjet e transportit.

Njëri për rifillimin e transportit 🚌 (ndër)urban dhe tjetri për vazhdimin e transportit të nxënësve të shkollës së mesme 🏫 në Komunën e Preshevës.

Së shpejti hapim konkurset për këto dy projekte, ku do të mund të konkurrojnë kompanitë e interesuara private që merren me transportin e udhëtarëve.

Tashmë qytetarët e komunës sonë do ta kenë përsëri 👏 transportin me linjat e autobusave për qarkullim në zonat urbane dhe ndërurbane.

Ndërsa nxënësit 🎒 e shkollës së mesme do të vazhdojnë ta kenë transportin e siguruar me kosto më të ulët 🤏 të biletës së udhëtimit.

Nxënësit do të paguajnë vetëm 55% të vlerës së biletës së transportit 🚐, meqë pjesa tjetër do të rimbursohet nga Trupi Koordinues për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.”

#Transporti#Arsimi#PreshevaEre

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 Kosovalindore.com · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress