Home » Lajme, Vendore » Ardita Sinani: Therrtore e mishit me rreth 100 vende të reja pune në Preshevë

Ardita Sinani: Therrtore e mishit me rreth 100 vende të reja pune në Preshevë

Kryetarja e Preshevës znj.Ardita Sinani sot ka vizituar therrtoren e re të mishit që do ti krijoj rreth 100 vende të reja pune në komunën Preshevës.

Postimi i znj. Sinani:

“Therrtore e mishit me rreth 100 vende të reja pune 💪

Shumica gra ❤️

Ky është biznesi që planifikon ta fillojë z.Dukagjin Aliu nga fshati Ashan 👊

Nga hapja e këtij biznesi do të përfitojnë edhe blegtorët vendorë 🐑

Objekti është në përfundim e sipër 🚧 dhe punën mendon ta nis në pranverë. E përgëzova dhe i urova suksese Dukagjinit 👏

Për zhvillimin e biznesit të tij. Për mirëqenien e punëtorëve si punëdhënës.Në kuadër të politikave tona ekonomike, për stimulim dhe përkrahje 🤝 atyre që hapin vende të reja të punës, si pushtet lokal, therrtores së re do t’ia mundësojmë infrastrukturën rrugore deri tek objekti dhe kyçjen në rrjetin elektrik ⚡ përmes sigurimit të shtyllave.

Pos tjerash, e sidomos për shkak të pozitës së saj gjeografike, Komuna e Preshevës është mjedis i përshtatshëm për investime. Përkrahja jonë nuk do të mungojë. Për vende të reja të punës.

Për punëtorët 💕

#Punësimi#Ekonomia#PreshevaEre

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2022 Kosovalindore.com · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress