Home » Lajme, Vendore » Ardita Sinanin e viziton një delegacion i rëndësishëm nga Ambasada e SHBA-së

Ardita Sinanin e viziton një delegacion i rëndësishëm nga Ambasada e SHBA-së

Kryetarja e Komunës së Preshevës, znj.Ardita Sinani pret një delegacion nga Ambasada e SHBA-ve në Beograd

Për këtë vizitë, kryetarja Sinani shprehet përmes një postimi:

“Kënaqësi sot të mirëpres përfaqësuesit e Ambasadës së SHBA, të kryesuar nga Thomas Lee, këshilltar politik i ambasadës.Gjatë këtij takimi, i cili ishte i pari nga zgjedhja ime në krye të komunës, u diskutuan shumë tema, ndër të cilat vëmendje më e madhe iu kushtua të drejtave të Shqiptarëve dhe gjendja socio-ekonomike e tyre.Problematika më aktuale, si ajo e pasivizimit të adresave, raste të cilat në komunën e Preshevës janë ende më sporadike për dallim nga Bujanoca e Medvegja, u diskutua si shqetësim edhe i ambasadës së SHBA, por edhe i imi si kryetare e komunës.U dakorduam që kontaktet mes autoriteteve lokale dhe ambasadës së SHBA të vazhdojnë e thellohen, për faktin e vetëm se udhëheqja ime e sheh si urën lidhëse për zgjidhjen e problemeve të Shqiptarëve në raport me Qeverinë serbe.”

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 Kosovalindore.com · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch