Home » Lajme, Politikë, Vendore » Arfi: 200 mijë euro të cilat iu janë ndarë Bujanocit po përdoren për fushatë, Kamberi ia kthen: “Mjerë për çdo shpifës, përqeshës!“

Arfi: 200 mijë euro të cilat iu janë ndarë Bujanocit po përdoren për fushatë, Kamberi ia kthen: “Mjerë për çdo shpifës, përqeshës!“

Javë më parë Qeveria e Kosovës ndau 500 mijë euro për tri komunat në Luginën e Preshevës. Saktësisht për Preshevën u ndanë 200 mijë euro, për Bujanocin 200 mijë, ndërsa për Medvegjën 100 mijë euro.

Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqipërim Arifi në një intervistë me KosovaPress, tregoi se si do të shfrytëzojë ndihmën e Qeverisë së Kosovës. Ndërsa tha se 200 mijë euro do t’ia bashkangjisë pakos emergjente të komunës së tij, hodhi dyshime se po abuzohet me 200 mijë eurot e dedikuara për Bujanocin.

“Në komunën e Bujanocit e kemi një situatë pak më ndryshe, aty sivjet ka fushatë. Komuna e Bujanocit me vendim të Këshillit Komunal të tyre ato 200 mijë euro të cilat iu janë ndarë atyre po shihet ashiqare sipas shpërndarjes që do të përdoren për fushatë d.m.th financohen mediat, financohet Këshilli Nacional, financohet edhe hoxhallarë me ato pare d.mth nuk ka kurrfarë kuptimi ajo para e cila ka kaluar na Bujanoc me u shpërnda në atë formë. Ne në Preshevë ato mjete në kombinacion me mjetet tona i shpërndajmë seriozisht atyre të cilëve janë dëmtuar dhe rrezikojnë ekzistencën e tyre”, tha Arifi.

Me këtë rast, pasi që ndodhemi në muajin e shenjtë të Ramazanit, Kryetari i Komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi zgjodhi Ajetin kuranor sura 104 për të ju përgjigjur Shqiprim Arifit

„Me emrin e Allahut, të Gjithmëshirshmit, Mëshirëplotit! Mjerë për çdo shpifës, përqeshës!“ thuhet në suren 104 të publikuar nga Shaip Kamberi.

Pas kësaj akuze të Krytarit Shqiprim Arifi ka reaguar edhe publicisti nga Bujanoci, Nexhat Beluli. Ai në një postim ka shkruar për Shqiprim Arifin:

„Lexone çka deklaron shpifësi !

#Agjëron tan ditën, i falë 5 vakte Namaz plus edhe kaza falë natën dhe gazetari i parë që i ofrohet për intervistë shpif dhe paragjykon“ ka shkruar Nexhat Behluli.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch