Arifi: Jam kundër emërimit të Ardita Sinanit pjesë e dialogut

Read Time:58 Second

Qeveria e Republikës së Kosovës ka angazhuar Ardita Sinanin në bisedimet Kosovë-Serbi që po zhvillohen në Bruksel si përfaqësuese e Luginës së Preshevës

Qysh në takimin e parë në bisedime në Bruksel ku zonja Ardita Sinani qëndroi së bashku me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi, u konfirmua se delegacioni i Kosovës ka kërkuar asociacion të komunave shqiptare në Luginë të Preshevës.

Emërimi i Ardita Sinanit si përfaqësuese e Luginës në dialog ka gëzuar qytetarët e Luginës së Preshevës sepse ishte kërkesë e kahmotshme e spektrit politik në Luginë të Preshevës që të kenë përfaqësuesin e tyre në dialog. Mirëpo, këti emërimi nuk ju gëzua kryetari i komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi i cili deklaroi “se është kundër emërimit të Ardita Sinanit, se ajo nuk e përfaqëson Luginën në bisedime dhe se Ardita Sinani po manipulohet nga Lëvizja Vetëvendosje”. Ai gjithashtu ka shtuar se “çkado që fol ajo në Bruksel për Luginën nuk ka vlerë ama bash hiq”.

Ndryshe nga kryetari i komunës së Preshevës Shqiprim Arifi mendon aktivisti Valon Arifi i cili thotë se kërkesa kahmotshme e spektrit politikë të Luginës për të qenë pjesë e dialogut Kosovë Sërbi u plotësua me pjesmarrjen e saj.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Previous post Kosova del me propozim në Bruksel për themelimin e Asociacionit në Luginë të Preshevës
Next post Memli Krasniqi: Miqësia dhe aleanca me SHBA-të është e shenjtë