Armend Dallku e Ahmet Januzi me skuadrën e Vorksla Poltava startuan me humbjen (në javën e parë) në kampionatin e ri ukrainas në futboll. Ata para tifozëve të vet pësuan humbje me rezultat 1:0 nga skuadra debutuese, Oleksandrija.
Dallku e Januzi luajtën titullarë, por me bashkëlojtarë të tjerë nuk ishin në gjendje të paktën ta nxjerrin një barazim në shtëpi. Dallku luajti 90 minuta, kurse Januzi është zëvendësuar në minutën e 71-të. Me 17 korrik Vorksla do të ketë sfidë shumë të vështirë me Obolov-in, skuadër e papërshtatshme. Dy futbollistët shqiptarë shpresojnë në javët e ardhshme të kompensojnë pikët e humbura në shtëpi.