
Arrihet marrëveshja për targat në Bruksel, Serbia s`lëshon targa, Kosova ndërpret veprimet
Në një postim të dytë në llogarinë e tij Tëitter, Borrelll dekalroi shkurt pikën e marrëveshjes.
“Serbia do të ndalojë lëshimin e targave me emërtimet e qyteteve të Kosovës dhe Kosova do të ndërpresë veprimet e mëtejshme në lidhje me riregjistrimin e automjeteve”, shkroi Josep Borrell, përfaqësues I lartë I BE-së për Politikë të Jashtme e Siguri.
“Unë do t’i ftoj palët në ditët në vijim për të diskutuar hapat e ardhshëm”, sqaroi ai, duke falendëruar për angazhim, Emisarin Special për dialogun Kosovë-Serbi, sllovakun Mirosllav Lajçak si dhe “palët për një punë të palodhur”.

Lajmi është njoftuar nga Josep Borrel, përfaqësues i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme e Siguri. Ai shkroi në Twitter se “kemi marrëveshje!”.
“Shumë i kënaqur të njoftoj se kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë nën lehtësimin e BE-së, janë dakorduar për ndërmarrjen e masave për shmangie të përshkallëzimit dhe të përqëndrohen plotësisht në propozimin për normalizim të marrëdhënieve”, shkroi Borrell, pa dhënë detaje të tjera.