Drejtuesit e skuadrës franceze Lille, shumë herë kanë thënë se nuk dëshirojnë ta shesin Eden Hazardin në Arsenal, ndërsa trajneri i kësaj skuadre tashmë ka kthyer sytë të një zgjidhje tjetër.
Wenger edhe pse do të insistoj në francezin megjithatë së zëvendësim për të e sheh shqiptarin nga Kosova që luan në Basel Xherdan Shaqiri, raportojnë mediat franceze.
Sipas këtyre raportimeve Arsnal është i nxehtë që ta marr Shaqirin pasi Baseli nuk po kërkon shumë për të. Oferta konkrete pritet të bëhet sot ose nesër, ndërkaq Baseli ka thënë se vlera e Shaqiri shkon deri në 12 milionë euro.
Kosovari me nënshtetësi zvicerane ka 19 vjet, ndërsa ka shënuar 65 paraqitje për Baselin, kurse fanellën e Zvicrës e ka veshur 11 herë.