Home » Lajme, Opinione » Arsyet e fitores së LDK-së të zgjedhjeve vendore në Kosovë

Arsyet e fitores së LDK-së të zgjedhjeve vendore në Kosovë

Nga Skëder Sadri KAPITI

Fituesi i zgjedhjve vendore nuk percaktohet se sa komuna fiton, por kryesisht fitues i tyre ëhtë ajo parti poitike  që fiton kryeqytetin.

Kush fiton kryeqytetin është edhe fitues i zgjedhjeve vendore.

Me 14 Shurt 2021 populli  Kosovës ia besoi qeverisjen “VETVENDOSJES” dhe Listës “GUXO” të Vjosa Osmanit pasi me një rezultat referendar vullneti i popullit përmbysi dhe e ndëshkoi establishmentin e vjetër politik, pra ai rezultat demokratik i shërbeu evolucionit dhe reformimit të politikës gjithkosovare.

Në rrethanat e reja që lindin si pasojë e kësaj përmbysjeje dhe ndëshkimit të politikës së vjetër, politika e opozitës kryesisht ajo e LDK-së ndërmori reformimin e saj  duke larguar nga lidershipi i saj Isa Mustafën dhe të të tjerëve si Agim Veliun , Haki Rugovën, Skënder Hysenin etj., pra bëri një Vetting politik, dhe tani me humbjet për kryetar komunash edhe të Lutfi Hazirit.

Me Abdixhikun kryetar të LDK-së, ai dhe LDK-ja treguan tolerancë, urtësi dhe maturi e pjekuri politike pasi deputetët e LDK-së morën pjesë në seancën parlamentare që mundësoi shmangien e një krize politike dhe që zgjodhi për Presidente me meritë Znj. Osmani. Ky veprim i Abdixhikut duhet vleresuar edhe si një shpërblim e detyrim që kishte LDK-ja karshi Znj. Osmani për kontributin e madh politik të saj në luftë pa kompromis kundër korrupsionit, kundër marrëveshjeve të dëmshme për Kosovën , për kontributin e saj për  Reformimin e Shtetit të Kosovës ashtu si edhe për reformimin e LDK-së.  

Këtu dhe kështu filloi kthimi i besimit dhe i shpresës, se tashmë LDK-së po i kthehej demokracia dhe legjiimiteti demokratik, i asaj se mbi të gjitha është stabiliteti dhe interesi i shtetit dhe kombit kundër arrogancës, korrupsionit,nepotizmit dhe autokracisë.

Meritë tjetër e madhe e Abdixhikut dhe e LDK-së është hapja e partisë dhe ofrimi e përzgjedhja e duhur që ajo bëri për kandidaturat për kryetar Komune dhe për këshilltarë të tyre, ku spikati figura jopolitike por profesionale dhe përkushtimore e Përparim  Ramës për kryekomunar të kryeqytetit të Kosovës.

Dhe si rezultat i këtij ndryshimi, evoluimi e reformimi të LDK-së u bë  i mundur dhe u  angazhuan në këto zgjedhjet vendore të Tetorit 2021 të përjashtruarit, të zhgënjyerit dhe indiferentët ishantarë e simpatizanë të LDK-së si dhe të rinj të tjerë.

Është e sigurtë se tani pas largimit nga drejtimi i LDK-së i elitës së vjetër të saj , për LDK-në kanë votuar edhe shumica nga ata të cilët në zgjedhjet e 14 Shkurtit 2014 kanë votuar për Vjosa Osmanin dhe listën “GUXO”. Në vazhdën e kësaj ecurie zhvillimore të LDK-së me siguri pse jo që në të ardhmen e afërt janë shanset që LDK të kthehet si forcë e parë politike në Kosovë. Është edhe e  mundur që në këto kushte e rrethana të reja pas zgjedhjeve të 17 Tetorit 2021 që edhe deputetë nga Lista “GUXO” t’i bashkangjiten grupit parlamentar të LDK-së.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 Kosovalindore.com · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress