Artan Abrashi: Kemi blerë nga një raketë për secilin tank të Serbisë
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi, ka thënë se numri 246 i raketave të porositura nga Kosova përkon me numrin zyrtar të deklaruar të tankeve të Serbisë.
Sipas tij, kjo porosi e Ushtrisë së Kosovës është investimi më i mirë në sigurinë dhe paqen e rajonit deri më tani.
“Numri 246 i raketave të porositura anti tank të llojit Javalin përkon me numrin zyrtar të deklaruar të tankeve M84 dhe T-72B1MS të Serbisë. Për çdo tank nga një Javelin”.
“Kjo porosi e Ushtrisë së Kosovës është investimi më i mirë në sigurinë dhe paqen e rajonit deri më tani”, ka shkruar Abrashi në llogarinë e tij në Facebook.
SHBA-ja ka pranuar kërkesën e Kosovës për blerjen e raketave anti-tank Javelin. Tani, kërkesa do të shkojë në Kongresin Amerikan, sipas procedurës.
Më shumë storie
Një delegacion i Partisë së Veprimit Demokratik pritet në zyrën e Lëvizjes Vetëvendosje
Në zyrën e Lëvizjes Vetëvendosje është pritur një delegacion i Partisë së Veprimit Demokratik, deputeti shqiptar në parlamentin e Serbisë,...
Lëvizja Vetëvendosje: Të gjith shqiptarët e Luginës ta mbështesin Shaip Kamberin
Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit ka dalur hapur në mbështetje të Listës “Beteja politike vazhdon – Shaip Kamberi” për zgjedhjet...
Reagon Lëvizja Vetëvendosje: Kosova do të ecë përpara, pavarësisht sulmeve
Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar pas përleshjes së sotme që ndodhi në Kuvendin e Kosovës, e që sipas tyre, ky sulm...
VV-ja zgjedh kryesinë e re, mungon emri i ministrit Liburn Aliu
Lëvizja Vetëvendosje mbajti dje mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm ku u zgjodh kryesia e katërt që do ta drejtojë këtë...
Average Rating