Home » Lajme, Vendore » Artistë nga gjitha trevat shqiptare takojnë kryetarin e Bujanocit, z.Shaip Kamberi

Artistë nga gjitha trevat shqiptare takojnë kryetarin e Bujanocit, z.Shaip Kamberi

Kryetari i Komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi, gjatë ditës ka pritur një grup artisësh nga vendet e ndryshme shqiptare.

Ky grup artisësh të mirënjohur shqiptarë, e të prirë nga Fatmir Spahiu, vizitën në Bujanoc, e realizuan, pasi që po marrin pjesë në cilësinë e jurisë profesionale në Festivalin “Ditët e Komedisë Shqiptare” në Preshevë të organizuara nga shtëpia e kulturës.

Kryetari Kamberi, i njoftoi artistët shqiptarë për gjendjen aktuale në kulturë, si dhe mundësitë e krijimit të një trupe teatrale në Luginë të Preshevës.

Artistët, premtuan që Bujanoci, do të jetë në fokus të agjendës së tyre, ndërsa kryetari në shenjë falenderimi, ndau dhurata simbolike për mysafirët nga Kosova dhe Maqedonia, njofton luginalajm
Pas takimit, shefi i kabinetit, Rahim Salihi, në një prononcim deklaroi se: “Ishte kënaqësi që ti kemi mysafir këta aktorë, ku kryetari Kamberi shprehi gatëshmërinë t’i mbështes një unifikim teatral të Luginës së Preshevës. Jemi të gatshëm si vetëdadministrim lokal, për vitin e ardhsëm të përkrahim një bashkëpunim të artistëve lokal me kët grup artistësh të mirënjohur që sot kishim për vizitë” – deklaroi Rahim Salihi, shef i kabinetit.

“Ditët e Komedisë Shqiptare” në Preshevë, do të përfundojnë me natën finale, e cila do të mbahet nesër (e premte), ku dhe do të ndahet çmimi fitues.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch