
As Kurti nuk është kundër të Gjithëve, As të Gjithë nuk janë kundër Kurtit…!
Nga Ramiz LUSHAJ – Tiranë

Po më duket shqetësues fakti se në shumë media, në disa komente e opinione të politikanëve, diplomatëve, analistëve, po deklarohen: -“Të gjithë janë kundër Kurtit”- Kryeministrit të Republikës së Kosovës.
Në fakt duhet deklaruar ndryshe: jemi pro apo kundër Kushtetutës së Republikës së Kosovës, e cila qysh në Nenin e Parë të saj sanksionon: “Republika e Kosovës është shtet i pavarur, sovran, demokratik, unik, dhe i pandashëm”.
Realisht e konkretisht Kurti– Kryeministër i Republikës së Kosovës, është me/për Kushtetutën e Republikës së Kosovës të 15 qershorit 2008 për të cilën ishin e mbeten në dakordësi edhe faktori ndërkombëtar, Shtetet e KUINT-it, NATO, BE, etj.
Kryeministri Kurti edhe me aktet e hapat në Veri të Kosovës, edhe të ditëve të fundit, është për Kosovën “shtet i pavarur, sovran, demokratik, unik, dhe i pandashëm”, sepse po lufton për secilën nga këta elementë/faktorë kushtetues të Nenit të parë të Kushtetutës, sepse njërit prej këtyre faktorëve/elementëve t’i heqim atëherë bie Shtetësia e Kosovës, bie Kosova…!
Më shumë storie
Idiotët e dobishëm 2.0: Ruajtja e ‘Letërsisë së Madhe Ruse’ nga zhdukja apo Lavdërimi i Imperializmit Rus?
Tomasz Kamusella Universiteti i Shën Andreas Përmbledhje: Në fillim të vitit 2024, një çmim i ri për letërsinë ruse të...
Kosova në udhëkryq, në krizë politike,parlamentare dhe qeveritare
Nga Skënder Sadri KAPITI Kriza aktuale në Kosovë vjen kryesisht prej nivelit të ulët politik dhe intelektual të deputetëve të...
Kriza parlamentare në Kosovë ka emër, ai është Albin Kurti
Nga Skënder Sadri KAPITI Te shqiptarët, pra por edhe sidomos edhe te partitë politike shqiptare atë se cfarë ato kanë...
Qeveria e Kosovës po i heq mbishkrimet serbe në veri, kurse Serbia po i dëbon shqiptarët nga Serbia
Shkruan: Nehat Hyseni Serbia aktuale, e udhëhequr nga partia fashiste e ultranacionalistit dhe shovinistit Aleksandër Vuçiq, pothuajse e papenguar fare...
Albin, nuk bëhet Kijameti po nuk u zgjodh kryeparlamentare e Kosovës Albulena Haxhiu
Nga Skënder Sadri KAPITI Kosovës i duhet per nje periudhe tranzitore një qeveri teknicienësh , intelektualësh dhe akademikësht moralist e...
Dje me dt.26.05.2025 u nda nga jeta mësuesja e popullit znj. Urti Osmani
Me dhimbje të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të znj. Urti Osmani, një figurë e ndritur e arsimit dhe...
Average Rating