Home » Lajme, Vendore » Asfaltohet në tërësi rruga që lidhë Çukarkën me Stacionin Hekurudhorë

Asfaltohet në tërësi rruga që lidhë Çukarkën me Stacionin Hekurudhorë


Asfaltimi-1Kryetari i komunës së Preshevës Ragmi Mustafa bashkë me delegacionin ka vizituar sot edhe projektin tjetër ku është bërë asfaltimi i rrugës që lidhë fshatin Çukarkë me stacionin Hekurudhorë. Mjete për këtë projekt janë siguruar nga taksat e autobusëve që më parë stacionoheshin për gjatë kësaj rruge e që bënin  transportimin e emigrantëve.

https://www.youtube.com/watch?v=Ajpi2_s9yMI

Për gjatë kësaj rrugë ishte krijuar po thuaj stacion i autobusëve. Për shumë muaj në Çukarkë kanë qëndruar kolona të gjatë të transportuesve të emigrantëve. Por me vendimin e këshillit komunal që ata të paguajnë taksë , kjo rrugë sot po asfaltohet falë atyre mjeteve materiale. Gjatë vizitës kryetari i Preshevës Ragmi Mustafa ka thënë se rruga ka gjatësi 1 km dhe do të krijohet edhe një mundësi tjetër për banorët e Çukarkës që më shpejt të lidhen në rrugën kryesore të Stacionit Hekurudhorë. Edhe banori Ramadan Ahmeti thotë se tani Çukarka po krijon infrastrukturë shumë të mirë. Ai me këtë rast ka falënderuar pushtetin lokal që po realizon këto projekte jetike për banorët e Çukarkës. Por kryetari Mustafa thotë se kjo rrugë do të vazhdohet dhe mbi kalimin e autostradës ku do të lidhet më magjistralen e vjetër dhe fshatrat për tej. Fshati Çukarkë tani pritet të merr një dimension tjerët të zhvillimit kur dihet se me përfundimin e zonës industriale në këtë vendbanim do të vendosen shumë kompani ku banorët e fshatit do të kenë mundësin e punësimit.

/RTP/

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2019 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch