Avantazhet që e favorizojnë fitoren e kandidatit demokrat Igli Cara si kryebashkiak në Durrës

Read Time:1 Minute, 51 Second

Igli Cara

Shqipëri-Durrës

Nga Arber  Hima

Igli Carës ia kërkuan që të kandidojë si Kryebashkiak i Durrësit   të gjithë demokratët  por edhe shumë qytetarë dhe intelektualë jopolitikë  dhe madje edhe të majtë. 

Z. Cara është  figurë gjithbashkuese për të dëbuar nga Bashkia e Durrësit pushtetin zullumqar të Partisë Socialiste; ai është  mesazhi dhe shëmbulli i unifikimit dhe bashkimit të demokratëve dhe të popullit opozitar për të fituar qeverisjen vendore në Durrës;është ai  i cili bën  bashkimin e të gjithë demokratëve dhe i të gjithë kontributorëve të vërtetë të PD-së, të opozitës politike, të opozitarizmit qytetaresk  e publik   dhe të demokracisë shqiptare.

1 -Igli Cara është ku e ku i pakrahasueshëm nga kultura qytetare durrsake, mirësjellja dhe komunikimi, aftësia, profesionalizmi  dhe intelektualizmi në krahasim me kundërkandidaten socialiste. 

2- Ai shquhet për korrektësi dhe për guxim qytetar e intelektual  si dhe është personalitet politik e publik që ka njohje dhe gëzon respekt të madh te qytetarët se sa kandidatja rivale.

3- Igli Cara nuk është i përfolur, as i akuzuar  dhe as i përzier në afera korruptive pavarësisht se ka një karrierë të gjatë politike , por ama ka karrierë të pastër dhe  karrierë të shkëlqyer.

4- Igli Cara nuk është kopje apo maskë e as kukull politike sic është kandidatja socialite , maskë e Ramës dhe Dakos.

5- Avantazhi tjetr i z. Cara është fakti se në zgjedhjet vendore të 14 majit 2023 , demokracia dhe vota inteligjente durrsake do t’i bëjë gjyqin dhe do japë ndëshkimin pushtetit korruptiv, te papërgjrgjshëm dhe  rrënimtar 23 vjecar të keqqeverisjes vendore nga rilindasit e Edi Ramës.

6- Me Igli Carën Kryebashkiak Durrësit, kryeqytetit panshqiptar multidimensional kulturor, strategjik, ekonomik,turistik  dhe portual  do t’i shpëtojë ajo se cfarë i ka mbetur nga kultura e trashëgimia historike, kulturore , arkeologjike e turistike  pa u betonizuar akoma nga Rama-Dako

7- Nuk  dihet  se cfarë i ka mbetur më për t’i mashtruar qytetarët durrsakë Partia Socialiste, pasi i ka konsumuar të gjitha gënjeshtrat , korrupsionin dhe zullumet.

8- Z. Cara do ua kthejë institucionin e Bashkisë qytetarëve, shërbimit ndaj tyre.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Previous post Kush fitojnë me Kualicionin “Bashkë Fitojmë”?!
Next post Besnik Bislimi: Qëndrimi në SHBA solli rezultate pozitive dhe lajme të mira për Kosovën