Home » Lajme » Avdullah Hoti: Kosova gati për takimin në Uashington

Avdullah Hoti: Kosova gati për takimin në Uashington

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti gjatë deklaratës së mbajtur këtë të Premte në Pallatin e Brigadave gjatë vizitës zyrtare në Tiranë, u shpreh se është në koordinim me të deleguarin special të SHBA për dialogun mes Serbisë dhe Kosovës,  Richard Grenell, për caktimin e një date tjetër për tu ulur në tryezën e dialogut.

I pyetur nga gazetarët, Hoti u shpreh se pritet një datë tjetër për caktimin e takimit që u parashikua fillimisht për datën 27 Qershor në Uashington, duke shtuar se edhe në rast se Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi nuk do të mund të jetë prezent, Kosova do të përfaqësohet.

Hoti theksoi edhe një herë se dialogu me Serbinë fillimisht do të jetë në spektrin ekonomik, e më pas Kosova do t’i qëndrojë axhendës së saj për dy temat politike, atë të njohjes reciproke dhe normalizimit të marrëdhënieve mes dy shteteve.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch