Home » Lajme, Vendore » Avdullah Hoti: Më 1 nëntor do të mbahet seancë e jashtëzakonshme për të vendosur “vijën e kuqe në dialog”

Avdullah Hoti: Më 1 nëntor do të mbahet seancë e jashtëzakonshme për të vendosur “vijën e kuqe në dialog”

Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka njoftuar për KosovaPress se më 1 nëntor do të mbahet seancë e jashtëzakonshme për të vendosur “vijën e kuqe në dialog”.

Hoti ka njoftuar se dje kanë dorëzuar kërkesën për mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme, ndërsa seanca do të mbahet më 1 nëntor.

”Askush nuk ka mandat të negociojë për territorin e Kosovës. Kjo është vija kryesore e kuqe në proces të dialogut. Unë shpresoj dhe u bëj thirrje të gjitha partive politike, të gjithë deputetëve të Kuvendit të Kosovës, që të jenë në seancë me datë 1 nëntor dhe ta votojnë këtë rezolutë”, ka theksuar Hoti.

Opozita kishte kërkuar mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme në fillim të muajit shtator, por kryesia e Kuvendit kishte vendosur që paraprakisht të fillohet me seancën për të miratuar grupin negociator të emëruar nga Qeveria. Opozita si shenjë proteste ka braktisur seancat e Kuvendit, duke pamundësuar punën e rregullt Kuvendit.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2019 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch