Avdullah Hoti-Qeverisë Kurti: Fundin e keni afër

Ish-kryeministri i Kosovës, tani deputet nga radhët e LDK-së, Avdullah Hoti ka thënë se Kosova nuk mund të qeveriset me demagogji.

Hoti i ka dërguar një porosi partisë në pushtet duke thënë se “fundin e kanë afër”.

“Me demagogji mund të mashtrohen masat për të fituar një palë zgjedhje. Me demagogji mund të mbahet entuziazmi i masave për një kohë të shkurtër.
Por me demagogji nuk mund të qeveriset një shoqëri demokratike. Fundin e keni afër”, ka shkruar Hoti në Facebook.

Lini një Përgjigje

Previous post Ramush Haradinaj: Opozita i ka votat për mocion kundër Kurtit, duhet ta rrëzojmë
Next post Intervistohet nga policia për postimin: “Më parë e vras Albin Kurtin sesa që ia lëshoj rrugën e iku nga Kosova”