Bajram Begaj, betohet president i ri i Shqipërisë

Read Time:2 Minute, 24 Second

Presidenti i ri i Republikës së Shqipërisë Bajram Begaj, i cili do të jetë në krye të shtetit për pesë vitet e ardhshme, ka mbajtur fjalimin e tij të parë para Presidencës.

Teksa renditi objektivat e tij në marrjen e detyrës si President, Bajram Begaj tha se sot u betua për besnikëri ndaj Kushtetutës e ligjeve të vendit, për të respektuar të drejtat dhe liritë e shtetasve, për të mbrojtur Pavarësinë e Republikës së Shqipërisë dhe për t’i shërbyer interesit të përgjithshëm dhe përparimit të Popullit Shqiptar.

Presidenti Begaj tha se do të jetë shërbëtori i popullit të tij dhe do të mbështesë rrugëtimin euro-atlantik për të gjithë shqiptarët e Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi, Luginës së Preshevës, e kudo ata ndodhen.

Bajram Begaj, betohet president i ri i Shqipërisë-Video

A.BELA

Bajram Begaj, sot është betuar si president i ri Shqipërisë në Kuvendin e Shqipërisë.

Ai në Kuvendin e Shqipërisë, tha se Shqipëria Evropiane është kurorë. Ai tha se Shqipëria evropiane është ëndërr e shumë gjeneratave.

“Ju faleminderit për besimin. Marrja e detyrës në këtë moment, rëndon përgjegjësia e unitetit tonë kombëtar. Kjo përgjegjësi vjen në një moment historik për vendin. Shqipëria ka hyrë në rrugë pa kthim drejt Europës. Shqipëria europian sot premtim nesër realitet është përmbushja e projekteve shekullore. Jemi ulur në tryezën e dialogut për të provuar denjësinë tonë si vend e shtet. Unë e njoh dhe e mbështes punën e qeverisë por përpjekja nuk mund të justifikojë asnjë dështim. Respektoj vlerat e opozitës. Periudha që po jetojmë është ndër më të vështirat, pas pandemisë, agresioni rus ndaj Ukrainës e ka future botën në një tjetër krizë duke zgjuar kujtime të errëta. Askush nuk mund të jetë I përjashtuar nga pasojat. Angazhimi ynë është të gjejmë mënyra për të lehtësuar situatën dhe të kemi ndenjën e përgjegjësisë. Të mos I shmangemi detyrave dhe të mos përfitojmë nga situatat e vështira. Kriza e tranzicionit, krizat e prodhuara nga brenda apo jashtë, nga paaftësia për të gjetur një rrugë të përbashkët, të gjitha këto kanë krijuar pasiguri.U betova sot se do t’i shërbej kushtetutës dhe të përmbush detyrën time, këtë mision do ta kryej mbi palët”, tha ai.

Duke shtuar se do të mbështes bashkëpunimin mes forcave politike në gjetjen e rrugëve të përbashkëta se në fund jemi shërbyes të qytetarëve.

“Ne kemi nevojë të ridimensionojë besimin publik. Ne nuk duhet të shmangemi nga gabimet e të shkuarës. Duhet politikë e dialogut dhe e bashkëjetesës. Me vendosmëri të konsolidojmë shtetin e se drejtës për të garantuar një të ardhme siç e meritojë qytetarët. Të luftojmë për të gjetur vlerat e humbura. Le të punojmë për një harmoni politike dhe njerëzore. Të gjithë së bashku ta bëjmë Shqipërinë tonë më të bukur, zoti bekoftë Shqipërinë dhe shqiptarët. Faleminderit!”, tha ai.

A.Bela / RTKlive /

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Previous post Nesër ceremonia në Kuvend për Presidentin e ri të Republikës së Shqipërisë
Next post Pergamena e djegur dhe Palimpsesti i paprekur