Home » Lajme, Opinione » Balanca fetare, moment historik për Kombin shqiptar (Pjesa I)

Balanca fetare, moment historik për Kombin shqiptar (Pjesa I)

Jonadër AGOLLINga Jonadër AGOLLI

TIRANE, 8 gusht 2014 – Në botë, në cdo brez janë 36 të Drejtë të pranishëm. Ata nuk e dinë që janë të tillë dhe askush nuk e di cilët janë. Por kur e keqja duket se po mbizotëron, ata kundërvihen. Dhe kjo është një ndër arsyet pse Zoti nuk e shkatërron botën. Të kuptosh atë që nuk shkon dhe të përpiqesh ta ndryshosh, është gjest i shpresës së madhe. Nga ideja që edhe duke bërë gjëra të thjeshta, apo që konsiderohen të thjeshta, mund të shpëtohet bota…(proverb hebraik)

Edhe për Shqipërinë, ka 36 të Drejtë në çdo brez që vjen e ikën. Ka patur dhe do të ketë gjithmonë njerëz që e kuptojnë rrezikun dhe ngrihen me të drejtën e tyre hyjnore ti kundërvihen së keqes që i kanoset vendit të tyre. Jo se këta janë më të mirë se të tjerët, por, se janë ndryshe prej tyre. Po nga se rrezikohet Shqipëria? Përse kjo temë diskutimi ? Çfarë nuk dimë në të vërtetë, dhe ku duhet përqëndruar vëmendja kryesore?

Papa Françesku vjen në Shqipëri

-Deri tani kemi besuar, se kemi gjetur rrugën e duhur për të shmangur mirë ca prirje kontraversale të raporteve të fesë me njeriun, të cilat në vende të tjera janë probleme të mëdha politike, ideologjike, kulturore dhe sociale, që herë-herë janë të hapura, por sidomos të atyre që janë ende të heshtura dhe që në esencë tregojnë se në kohën tonë janë bërë më të vështira perceptimet e drejta dhe të lira të raporteve midis shpirtit besimtar dhe realiteteve institucionale. Kjo është arsyeja pse duhet të angazhohemi fortpër të kuptuar ndryshimin e thellë që kanë pësuar marëdhëniet personale të individit dhe ato sociale të shoqërisë në raportet e tyre me besimet e mëdha.

Papa Françesko-Tashmë është e konfirmuar vizita e Atit të Shenjtë në Shqipëri. Nunciatura Apostolike, në një konferencë shtypi për vizitën e Papës Françesk, deklaroi se vizita e Atit të Shenjtë vjen 21 vjet pas vizitës së Papa Gjon Palit II (25 prill 1993), në agimin e një dite të re për Shqipërinë pas rënies së komunizmit. Nunci Ramiro Ingles theksoi se kjo vizitë është shumë domethënëse pasi është vizita e parë e Papës në një vend evropian. Ky do të jetë udhëtimi i tij i katërt ndërkombëtar. Vizitat e tjera kanë qenë në Brazil, Tokën e Shenjtë dhe Kore, dhe ky fakt padyshim që na bën të ndihemi krenarë dhe optimistë njëkohësisht. Një udhëtim të tillë, klerikët shqiptarë e kanë cilësuar si apostolik. Kjo vizitë përkon edhe me datën 21 shtator të vitit 1954, datë në të cilën është farkëtuar “Këmbana e Paqes” nga fëmijët e 60 shteteve të botës dhe nëpërmjet Kombeve të Bashkuara iu dhurua Japonisë.

Prifterinjet foto-Kjo vizitë e Papës, sjell edhe një herë tjetër Shqipërinë në qendër të vëmendjes mbarëbotërore përsa i përket eventeve fetare të një rëndësie të lartë. Ç’do kush mund ta kuptojë se nuk është e rastësishme vizita e tij në Shqipëri. Kujtojmë se vetëm pak kohë më parë, krerët nga e gjithë bota ortodokse (1 Qershor) u mblodhën në Tiranë për shënjtërimin e Katedrales “Ringjallja e Krishtit”, ngjarje kjo që nuk kaloi pa kritika e polimika të ashpra  nga opinioni mbarë shqiptar. Kjo për disa arsye që tashmë janë të njohura për opinionin publik si : Prezenca e klerikut të përbetuar antishqiptar Irenej, i cili në mes të Tiranës duke përdorur disa të rinj të sjellë nga Beogradi, shpalosi flamurin serb, dhe kulmin e tij e arriti në një intervistë për Top Channel kur deklaroi se Kosova është një çështje e shenjtë për Serbinë.

Rikujtojmë me vëmendje qëndrimin skandaloz ndaj klerikut patriot shqiptar At Nikolla Markut, duke mos u thirrur në këtë ceremoni nga ana e kryepeshkopit grek Janullatos, si dhe prezenca e kryelobistit antishqiptar greko-amerikan Nikolas Geixh, tregon edhe një herë tjetër se për interesa të kujt punon kjo kishë e ashtuquajtur Autoqefale e Shqipërisë.
E papranueshme dhe provokuese në zemër të kryeqytetit shqiptar Tiranës është struktura e ndërtimit të kësaj kishe(totalisht stil grek) dhe qershia mbi tortë, vendosja e flamurit grek në kupolën e saj, duke ofenduar në këtë mënyrë jo vetëm besimtarët ortodoksë, por dhe mbarë shqiptarinë.

Shqiptari-foto radikalizmi-E çuditëshme dhe e pakuptimtë njëkohësisht është prishja e imazhit shqiptar të besimit islam, në një kohë që i gjithë ky komunitet në mbarë trevat shqiptare dhe më gjerë festonin muajin e Ramazanit, muaj në të cilin këta besimtarë kanë pranuar shkrimet e shenjta të Kur’anit nëpërmjet profetit të tyre Muhamed, fjalë të cilat bëjnë thirrje për paqe, mirëkuptim, mëshirë, dashuri dhe bashkëjetesë.
Mos vallë edhe kjo e rastësishme?Nga kush u nxitën terroristët shqiptarë të ISIS-it, dhe nga cilat qarqe u financuan? Vërtet të jetë koeçidencë?
Përsëri goditet elementi shqiptar dhe imazhi i tij në botë. Natyrisht që kemi të bëjmë me një nxitje të konfliktit primitiv fondamentalist, me pasoja jo vetëm në arenët ndërkombëtare, por edhe në mjedisin e brendshëm të Sigurisë Kombëtare. Si pasojë sot po dominon një destabilizim politiko-social dhe krizë identiteti. Sigurisht që jetojmë në një shoqëri të lirë dhe demokratike, të hapur, ku besimi ose jo te feja është një e drejtë sovrane e cilido. Prandaj po e vemë theksin tek eikulibri mes individëve e subjekteve me institucionet, raport i cili tashmë është prishur në mënyrë të frikshme.

Një “axhendë” tepër e ngjeshur për shqiptarët e shumëvuajtur, të varfër e të copëtuar. Shqiptarët e injoruar dhe poshtëruar nëpër botë, sepse politika e brishtë e qeverive, jo vetëm që nuk mbron interesat e tyre, por qorrazi bie në grackën dashakeqe të të huajve.
Asnjeri nuk duhet të habitet përse Papa Françesku zgjodhi pikërisht Shqipërinë dhe datën 21 shtator. Fetë dhe shoqëritë luajnë edhe ato me influenca, qofshin këto rajonale apo botërore. Evropa e ka kuptuar rrezikshmërinë dhe të keqen që i ka ardhur njerëzimit nga influenca ruse. Ajo kurrësesi nuk mund të lejojë që kombi shqiptar të rrezikojë kaq shumë drejt asimilimit dhe zhdukjes.

Në shtator nuk mund të ketë mesazh tjetër përveçse: “SHPETOHENI KETE KOMB, AI I PERKET EVROPES”

Vazhdon…

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch