Home » Opinione » BALLKANI FUÇI BARUTI

BALLKANI FUÇI BARUTI

Ali EltariAkademik Ali Eltari (Lapi) Anëtar i Akademisë së Shkencave te Ballkanit

 

Ballkani dhe përtej, po zien nga ndeshja pa përfundim, ndërmjet skuadrave të futbollit  shqiptar dhe serb. Në vitet 40’, në shekullin e kaluar, serbët janë mundur në futboll nga shqiptarët. Edhe këtë radhë e ndjenë rrezikun e humbjes dhe morën masa, për të mos lejuar të shkonin tifozët nga Shqipëria. Madje, edhe dhjetëra vet që shkuan, të Federatës Shqiptare të Futbollit dhe gazetarë të televizioneve dhe gazetave më të mëdha shqiptare të pasqyruar ndeshjen, i kontrolluan si të kishin marrë me vete barut, për të hedhur në erë stadiumin serb…

Sapo nisi himni i Shqipërisë, për çudi, në vend që të shijonin melodinë, që krijonte ndenja miqësie ndërmjet popujve, nisën fërshëllimat e tifozëve serb…

Shqiptarëve, sigurisht, nuk u erdhi mirë, por bënë sikur nuk i dëgjonin, ndaj heshtën, ndonëse kjo tregonte se, “mikpritësit,” nuk e ndjenin përgjegjësinë e veprimeve. Sa mbaroi himni, nga tribuna, nisën thirrje histerike: “Kosova është zemra e Serbisë!” “T’i vrasim shqiptarët!” Si dhe sharje nga më të turpshme…

Sapo nisi ndeshja, çudite ndiqnin njëra tjetren!… S’kishin kaluan veçse pak minuta nga fillimi i ndeshjes dhe lojtarët shqiptarë po gjakoseshin njëri pas tjetrit, nga goditjet “pa dashje” me bërryla. Habia ishte se ato bëheshin aq dukshëm, sa që tifozëve serbë, mbasi në këtë ndeshje se, nuk u lejuan tifozët shqiptar, dhe këto nuk i binin fare në sy arbitrit, që ishte tepër i vëmendshëm në gabimet e shqiptarëve… Madje, edhe një herë, kur ai u detyrua të jepte goditje topi për shqiptarët, ngaqë sportisti mik priti të bëheshin gati sportistët dhe u vonua pak, i dha atij kartonin e verdhë! Por, nga që edhe ai vete e kuptoi se u bë qesharak edhe në sy të tifozëve serbë, për të mbuluar gabimet, që i trashi aq sa s’mbante ujë pilafi, u kujtua me shumë vonë, t’i jape edhe lojtarit serb karton të verdhë… kjo e bëri edhe më qesharak arbitrin.

Mbas kësaj, ndeshja mori kthesë; shqiptarët po tregonin se ishin nipërit e atyre të ndeshjeve ballkanike, që i kishin turpëruar disa herë serbët. Dhe, në shumë raste portieri serb e ndjeu veten keq, përpara sulmeve të futbollistëve shqiptarë…

Atë kohë tifozët serb u irrituan. Ata po e kuptonin se, fitorja po u buzëqeshte shqiptarëve, ndaj nervozizmi i tyre po bëhej i papërmbajtur. Nisën të nxirrnin nga fjalori i tyre fjalët më të rënda për lojtarët e skuadrës “mike.” Këtë tifozët e shprehën edhe duke hedhur në portën e shqiptarëve bomba, që ndiznin flakë para portës, për të hutuar portierin, nga e cila mund të përfitonin ndonjë gol, të ndryshonin fatin e lojës.

Tensionet po ndizeshin në të dy anët, ndonëse shqiptarët, nga që loja kishte marrë mirë për ta dhe kundërshtarët po hutoheshin, ruanin gjakftohtësinë. Në atë kohë, që ndeshja po merrte forma tepër dramatike, erdhi nga qielli molla e sherrit: droni si lodër fëmije, që u duk në fushën e blerte, solli në stadium një flamur shqiptar me dy udhëheqësit më të mëdhenj të shekullit të kaluar, që bënë të mundur të krijohet dhe njihet nga bota shteti shqiptar; Ismail Qemali dhe Isa Buletini. Në flamur ishte harta e Shqipërisë, me të gjitha trojet, ku jetojnë edhe sot shqiptarët. Ky flamur ishte preteksti, për t’i dhënë zjarr barutit, të shpërthej vullkani i urrejtjes, që ka ushqyer politika serbe dhe e la ndeshjen pambarim…

Kush e përgatiti këtë lodër kurth dhe e hodhi tamam atëherë kur tifozët serb po e shihnin, që skuadra e tyre e kishte të humbur ndeshjen dhe ishin aq të acaruar? Shqiptarët? Është e pamundur, pas atij kontrollit të rreptë, të mund të ishte fshehur dy kontrolleve të rrepta nga serbët. Për më tepër edhe brenda në stadium ishin në kontroll të rreptë. Për më tepër, atyre nuk u interesonte ndërprerja e ndeshjes, por fitorja në fushë, të cilën me sa duket e kishin në xhep.. ndërsa skuadra serbe, po e shihte me sytë e saj, humbjen e pashmangshme. Atëherë kush e ndezi këtë zjarr, që u dha shkas tifozëve, lojtarëve dhe policëve serbë, të godisnin me aq egërsi lojtarët shqiptarë? Ishin të papritura pamjet tmerruese të lojtarëve të skuadrës shqiptarë, nga hyrja e tifozëve të irrituar, që i vunë në shënjestër sportistët “miq.” Në këtë gjendje ata u përpoqën t’u shpëtojnë karrigeve, por edhe gurëve, që hidhnin tifozët drejt tyre. Ishin pamje tronditëse, tek sa shiheshin futbollistët shqiptarë, që u duhej të mbroheshin nga turmat e tifozëve, kriminelëve dhe policisë serb, ndaj mundoheshin të largoheshin nga fusha, duke mbronin kokat, deri sa te futeshin brenda gjallë. Nuk mjaftonin vetëm këto, por vandalë të paqethur kurrë në jetën e tyre, si të ishin banorë të lashtë shpellash, shkonin pas tyre dhe i godisnin me shkelma. Duhet të falënderojmë se, në mes të futbollistëve, pati disa prej tyre, që treguan qytetari të admirueshme, të cilët vunë veten e tyre në rrezik, për të mbrojtur një pjesë të futbollistëve shqiptarë…

Bëj pyetjen: pse ndodhi kjo ngjarje e tmerrshme, që i përngjan turmave të etura për gjak në kohën e hordhive mesjetare, kur policia serbe duhej të gjente personin, që e hodhi dhe le ta dënonte atë, me siguri ata e dinin kush ishte ai që e hodhii mollën e sherrit në çastin kur u duhej, por kërkoi për qëllimet e tyre, ta gjente fajin te lojtarët në fushën e lojës…

Fajin e vërtetë e gjejmë duke shfletuar faqet e historisë… Janë dy ngjarje rrëqethëse e të përgjakshme në kurriz të popullit shqiptar, nga ana e serbëve, me nxitjen e Rusisë dhe të miratuara nga Fuqitë e mëdha të asaj kohë në Europë, për t’u bërë qejfin aleatëve të tyre. I pari në Kongresin e Berlinit, kur Bismarku gjerman e quajti Shqipërinë “shprehje gjeografike,” ndonëse shkencëtarët e vendit të tij, që e njihnin mirë historinë, e këshilluan të bënte të kundërtën. Serbët, që kishin mbështetjen e Carit të Rusisë, duke përfituar nga rasti, ishin të etur të zbatonin me zell, për të vënë në jetë testamentin e Pjetrit të Madh, që një ditë Europa të fliste sllavisht. Ndaj nxituan t’i vrasin shqiptarët, për t’u marrë tokat e banuara nga shqiptarët vendas, nga koha e Akullnajës së Madhe të Fundit, 29 000 vjet më parë.

Ç’ndodhi mbas kësaj? Popullata shqiptare, me të cilin nderohej bota, se ishte vendlindja e ligjvënësit të shquar Kostandinit te Madh,  i cili e ktheu perandorinë romake nga gjakatare, në vend me ligje, pas pak viteve bashkatdhetarët e tij u zhdukën nga ai vend. Ç’u bë kjo popullatë? Një pjesë u vranë barbarisht nga shteti serb i asaj kohe, të tjerët morën arratinë…

Dhe e dyta ndarja e kufijve, duke lënë jashtë minishtetit shqiptar, më shumë se 60% e popullatës shqipfolëse. Në vend të krijohej shteti  ku do të kishte vetëm shqiptare, formuan një Shqipëri të gjymtuar. Përse u bë kjo ndarje, duke e lënë Shqipërinë, një copë vend të vogël, i pa mundshëm të mbrohet dhe zhvillohet, si një foshnjë në mes të dy ujkonjave; Serbëve dhe Grekëve? A nuk e dinin ato se, shumica e popullsisë shqipfolëse ndodhej jashtë kufijve të saj shtetërorë? E dinin. Po përse e ndanë? Për t’u bërë qejfin aleatëve të tyre. Ç’farë ndodhi pas kësaj? Grekët, duke ditur se kjo ishte veprim i pa ligjshëm dhe për të mbyllur këtë çështje, që mund t’i rrezikohej më pas dhe mund t’u kthehej përsëri shqiptarëve në shekuj të ardhshëm, hynë në marrëveshje me qeverinë turke dhe i ndërruan popullsinë çame, duke i quajtur shqiptarët mysliman si turq, me popullatën ortodokse turke, ndërsa sllavët e Jugosllavisë së atëhershme, duke ua nxirë jetën, u morën pronat e i lanë në gjendje të mjerueshme, si në kohën e skllavërisë. Në ato kushte çnjerëzore, një pjesë nuk e duroi atë jetë pa dritë shprese, ndaj u larguan edhe këta në Turqi. Më vonë kosovarët, duke qenë popullsi pak më e madhe, u ngritën dhe fituan lirinë, por me shumë gjak… Në këto luftime të pabarabarta patën edhe mbështetjen e Europës, ndërsa serbët mbështetjen ushtarake të Carit të sotëm të Rusisë. Këtë gjë e bënë edhe shqiptarët që jetojnë në Maqedoni, të cilët luftuan për të fituar të drejta për jetë njerëzore. Me thirrjen e ndërkombëtarëve, shqiptarët e Maqedonisë i ulën armët, megjithatë ata nuk e ndjejnë veten të barabartë me sllavët e ardhur më vonë në trojet e tyre.

Për të gjitha këto fajtore është Europa. Pra, ajo që ndodhi në ndeshjen e Beogradit, edhe të atij arbitri, që u bë qesharak, nuk është diçka e rastit, por gabimet e trashura nga fajet e Europës ndaj Shqipërisë, që ka mbetur vetën një ishull i vogël, i rrethuar me popuj shqiptarë, të mbetur të mbetur si endacak në trojet e tyre stërgjyshore,  nën sundimin e atyre, që i trajtojnë si skllevër në epokën e “demokracisë.” A mund të quhet demokrat një shtet, i cili nëse flet në gjuhën e stërgjyshërve të tij, edhe kur është jashtë shtetit, do të ndëshkohesh rëndë, së bashku me familjen e tij? E, pra, ky shtet “demokratik,” që i torturon arvanitasit, të harrojnë gjuhën e të parëve të tyre, është Greqia.

Por mund të vijë dita, që të pendohen europianët; nëse arrin te realizohet plani i Pjetrit të Madh, që e tërë Europë një ditë do të flas sllavisht? Vetëm atëherë do të kuptojnë, pse shqiptarët u treguan aq të durueshëm në atë ndeshje!…

A mund t’i vihet kufi këtij ekspansioni serb? Nëse kanë vullnet të mirë, le të ndreqin padrejtësitë e tyre shekullore, duke i kthyer shqiptarët e përhapur nëpër botë, në trojet e tyre stërgjyshore. A mund të bëhet kjo? Nëse Europa e ndjen gabimin e rëndë, që i ka shkaktuar shqiptarëve, asgjë nuk është e pamundur. Po, si mund të zgjidhet? Fare lehtë.

Në arkivat e Turqisë janë të gjitha “defteret,” kur shqiptarët nën pushtimin turk, u jepnin taksa qeverisë osmane. Në bazë të tyre gjenden emrat e familjeve të zhvendosur me forcë nga tokat e tyre. Në këtë mënyrë u kthehen nipërve të tyre pronat, për të filluar jetën normale. Ju siguroj se, ata, do të jenë mirënjohës për jetë Europës. Dhe Ballkani nuk do të jetë më mollë sherri, siç është sot, që nisën sherrin për një flamur, që nuk dihet se kush e hodhi, ku tifozët serbë kërkonin shkak për të shpërthyer, ndërsa tifozët serb tundnin si të donin flamurin e tyre. Ndërsa kundër sportistëve të pafajshëm shqiptarë shpërtheu dhuna. Kur secili do të kthehet në pronat e tij të ligjshme stërgjyshore, ku do të jetojë me nder, ashtu siç ka jetuar në jetë stërgjyshërit e tyre, gjithçka do të qetësohet dhe Ballkani nuk do të jetë më mollë sherri. Edhe shtetet fqinje si Serbia, Greqia e të tjerë do të marrin mësim të mirë dhe nuk do të guxojnë më tej të shpifin sherre.

Sa më parë, që të zgjidhi këtë padrejtësi, e cila do t’i jap fund preteksteve për sherr, aq më e pakët do të jetë kostoja. Ndryshe, skenari i Pjetrit të Madh nuk do të zbatohet vetëm për Shqipërinë, por edhe më tej

Europë! Mos u lini nipërve tuaj shkaqe për sherre dhe luftëra, që ata më vonë t’u mallkojnë…

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 Kosovalindore.com · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress