Barcelona ka shënuar një fitore tmerrësisht të lartë kundër L’Hospitalet në Camp Nou me rezultat 9-0.
Pjesa e parë përfundoi me rezultat 5-0 në të mirë të vendasve me anë të golave të Pedro 11′, Iniesta 19′, Alcantara 23′, Xavi 36 dhe Tello 43′.
Në pjesën e dytë Barcelona shënoi plotë katër gola me anë të Cuenca 49′, Alcantara 54′, Tello 64′ dhe Cuenca 81′.
Me këtë fitore Barcelona plasohet në fazën 1/8 e finales të Copa del Rey.