
Barrikada nga serbët edhe afër pikës kufitare në Merdare
Në pikën kufitare në Merdare një kilometër brenda territorit të Serbisë janë vendosur barrikada nga serbët lokal.
Gazetari i RTK-së i cili gjendët në pikën kufitare në Merdare, Fazli Veliu ka thënë se tashmë pika kufitare në Merdare është e blokuar, sepse siç tha ai, brenda territorit serb dy kilometra është vënë një barrikadë.
“Ata kanë vendosur në rrugën një Traktor me disa drunj. Janë afër 20 persona të cilët nuk lejojnë të kalohet rruga”, tha Veliu duke shtuar se nuk po lejohen as veturat e asgjë tjetër të kalohet për në Kosovë.
Ai ka thënë se autoritetet e serbe të vendosura në pikën kufitare në Merdare kanë shkuar në vendngjarje dhe se janë duke negociuar që të lirohet rruga.
Ndërkohë, Veliu tha se edhe Policia e Kosovës nuk po lejon që veturat nga Kosova të kalojnë për në Serbi.
“Për momentin pika kufitare në Merdare është e mbyllur dhe nuk lejohet tashmë as hyrje e as dalje në këtë pikë”, tha Veliu, duke shtuar se janë krijuar kolona të gjata në territorin e Serbisë.
Sipas gazetarit Fazli Veliu, familjaret që kanë të afërmit duke ardhur nga mërgimi, janë mbledhur te pika kufitare në Merdare.
Për shkak të barrikadës se vendosur rreth 2 kilometra në territorin serb, ata nuk po mund të hyjnë në Kosovë.
Më shumë storie
Donald Trump: Gjatë mandatit të parë e ndala shpërthimin e luftës Kosovë-Serbi
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Irani dhe Izraeli duhet dhe do të arrijnë marrëveshje, derisa ka përmendur edhe...
Sërish refuzohet lirimi i ish-krerëve të UÇK-së, avokati: Vendimi është paragjykues
Refuzohet sërish lirimi i përkohshëm për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Pas Jakup Krasniqit, edhe Kadri Veselit dhe Rexhep...
26 vjet nga Marrëveshja e Kumanovës dhe kapitullimi i Millosheviqit
Sot bëhen 26 vjet që nga nënshkrimi i marrëveshjes ushtarako-teknike të Kumanovës, e cila edhe i dha fund luftës në...
Sot bëhen 26 vjet nga fundi i Serbisë në Kosovë
Sot bëhen 26 vjet nga tërheqja e forcave kriminale ushtarake e paramilitare serbe nga Kosova, duke shënuar kështu fundin e...
Serbia paraburgos një muaj ish-policin nga kosova
Ish-zyrtarit policor të Njësisë Speciale Operative, Arbnor Spahiut i cili u ndalua në Serbi, i është caktuar masa e paraburgimit...
`Defender 25`, Osmani e Kurti: Kosova e gatshme për anëtarësim në NATO
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, bashkë me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, kanë vizituar nga afër ushtarët e FSK-së dhe...
Average Rating