Home » Lajme, Vendore » Bashkatdhetarët nga Turqia me disa projekte konkrete donacionesh për komunën e Bujanocit

Bashkatdhetarët nga Turqia me disa projekte konkrete donacionesh për komunën e Bujanocit

Bujanoci me RrethineDrejtorati për shërbime publike dhe veprimtari shoqërore si dhe Bashkësia Lokale Tërnoc

 

Informatë

Bashkatdhetarët nga Turqia me disa projekte konkrete donacionesh për komunën e Bujanocit

Vizita e vitit të kaluar e afarsitëve nga Turqia, me prejardhe nga Tërrnoci i madh, e cila  u realizua në komunë të Bujanocit, ka nisur ti jap edhe rezultatet e para.

Brenda pak ditëve do të nis renovimi i objektit qendror në Sh.F. “ M.Kadriu “ në Tërnoc, donacion ky i z. Bajram Kumova, drejtues i ndërmarrjes me renome “ Kumovali Inshaat “.

Në këtë drejtim, ndërmarrja “ Dekori “ nga tërnoci e cila do ti realizoj punimet vetëm se ka filluar përgatitjet teknike për fasadimin e objektit shkollor, i cili gjithsesi si tërësisht i gatshëm do ti pres shkollarët me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor, më 1 shtator.

Grupi i afaristëve tanë që jetojnë dhe veprojnë në Turqi nuk do të ndalet me kaq. Kontributi tjetër në arsimin e mëmëdheut të tyre do të jetë ndërtimi i sallës së sporteve në objektin e sapo ndërtuar po  në shkollën “ M. Kadriu “ në lagjen e strukarve.

Donacionet do të vazhdojnë edhe me renovimin e godinës së komunës së Bujanocit e cila do të marë krejtësisht pamje tjetër.

Kurse  afaristët nga Turqia e që vine nga Tërnoci i madh tani më vetëm se i kanë  siguruar dy vetura për transportin e kufomave, njërën për komunën tonë dhe tjetrën për atë të Preshevës, veturat gjenden në procedurën e doganimit.

Miqësia midis një grupi afaristësh me prejardhe nga Tërnoci që jetojnë dhe punojnë në Turqi dhe komunës së Bujanocit ishte thelluar vitin e kaluar, me rastin e një takimi të organizuar nga kryetari Nagip Arifi.

Atë kohë ata ishin informuar gjerësisht për gjendjen ekonomike dhe infrastrukturore të vendlindjes së tyre dhe rreth mundësive të investimeve në sfera të ndryshme.

Me kalimin e kohës kontaktet kishin vazhduar dhe së fundmi afaristët shprehën gatishmërinë për të investuar në lëmitë e sipërpërmendura.

Komuna e Bujanocit gjithnjë ishte shprehur falenderuese ndaj këtij vullneti të mirësisë së jashtëzakonshme , por dhe e gatshme që raportet në relacionin Bujanoc-bahskatdhetarë-dhe shteti turk ti vazhdoj dhe ti thelloj në të gjitha lëmitë.

Bujanoc 3 korrik 2014

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 Kosovalindore.com · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress