Ne të poshtë shënuarit, për hirë të njoftimit të drejtë të opinionit në Komunë të Preshevës, lëshojmë për opinion këtë:
I N F O R M A T Ë
Më datë 23 janar 2012, ditë e hënë, me fillim nga ora 11:oo, në Restorantin BBC në Preshevë, janë mbajtur zgjedhjet për anëtarë të Këshillit të Bashkësisë Islame të Kosovës në Preshevë, të organizuara nga Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës, e në mbështetje të Nenit 16. alinea 3. pika 3., Nenit 33. alinea 1. pika 1., Nenit 39. pika 3. dhe Nenit 45. alinea 1. pika 19.
Në këto zgjedhje kanë marrë pjesë gjithësej 21 këshilla xhamish, të cilët përfaqësoheshin me nga 2 delegat dhe imamët, e që gjithësej të drejtë vote kishin 63 veta, nga të cilët votuan 61.
Këto zgjedhje u mbikqyrën nga përfaqësuesit e dërguar ekskluzivisht për këtë çështje:
M.Resul Rexhepi – sekretar i Kryesisë së B.I të Kosovës dhe M.Ragmi Destani – anëtarë i Kryesisë së B.I të Kosovës.
Për të marrë besimin e votuesve dhe për të qenë pjesë e Këshillit të B.I. të Kosovës në Preshevë, kandiduan këta individ:
1. M.Abdusamet Rahimi
2. M.Fikret Limani
3. M.Shemsi Jashari
4. M.Mumin Tahiri
5. M.Bejtulla Veseli
6. Hfz.Orhan Ademi
7. Ilaz Ilazi
8. Dr.Adnan Ahmeti
9. M.Mehmet Sahiti
10. Xheladin Mustafa
11. M.Abdulla Abdiu
12. M.Abedin Limani
13. M.Llukman Limani
14. M.Adnan Aliu
15. M.Abdulaziz Rashiti
16. Hfz:Vehbi Dalipi
17. Hfz.Likman Ibrahimi
18. Enver Mehmeti
19. M.Isak Ibrahimi
20. M.Bekim Limani
21. Deli Dalipi
22. M.Zekerija Kurtishi
23. Muharrem Emini
Në bazë të Kushtetutës së Bashkësisë Islame të Kosovës, nga të kandiduarit për në Këshillin e Bashkësisë Islame të Kosovës në Preshevë, duhet të zgjedhen 9 nga ta, të cilët do të marrin më së shumti vota.
Pas përfundimit të votimit dhe numrimit të votave, doli se anëtarë të Këshillit të Bashkësisë Islame të Kosovës në Preshevë, për mandatin e ardhshëm 4 vjeçar janë:
- Hfz. Llukman Ibrahimi,
- M. Fikret Limani,
- M. Bejtulla Veseli,
- M. Mehmet Sahiti,
- M. Zekerija Kurtishi,
- Hfz. Orhan Ademi,
- Hfz. Vehbi Dalipi,
- M. Isak Ibrahimi, dhe
- M. Abdulla Abdiu
Në Preshevë, më 08 shkurt 2012
Anëtarët e Këshillit të Bashkësisë Islame
të Kosovës në Preshevë
Hfz. Llukman Ibrahimi,
M. Fikret Limani,
M. Bejtulla Veseli,
M. Mehmet Sahiti,
M. Zekerija Kurtishi,
Hfz. Orhan Ademi,
Hfz. Vehbi Dalipi,
M. Isak Ibrahimi, dhe
M. Abdulla Abdiu
urime dhe pune te mbare ne unifikimin e ceshtjes islame ne Lugine!
Esselamu alejkum
Urime, po a ka 3 rroga pi merrni a ? 1 rrogë nga Kosova, 1 rrogë nga Serbia, e 1 nga imamllaki. Po t’fortë jeni bo bre, s’folet me juve mo, ja keni shku edhe Tadiqit me rrogë a !!!
Ue selam