Home » Kulturë, Lajme, Vendore » Bashkësia Islame e Kosovës uron gjith besimtarët e besimit Islam, Kurban Bajramin

Bashkësia Islame e Kosovës uron gjith besimtarët e besimit Islam, Kurban Bajramin

Zëvendëskryetari i Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës, Reshat Mexhidi, ka mbajtur konferencë për media një ditë para festës së Kurban Bajramit.

Ai në emër të BIK-ut dhe kryetarit Naim Tërrnavës, ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë për festën e Kurban Bajramit duke u lutur për lumturi, shëndet, harmoni e mëshirë mes njerëzve.

Festa e Kurban Bajramit vjen pasi myslimanët kryejnë haxhin dhe therin Kurban, ndërsa kjo festë veçohet edhe me simboliken e flijimit të kurbanit për hir të Allahut.

Dita e parë e Kurban Bajramit është nesër, ndërsa namazi i Kurban Bajramit falet në ora 06:15.

Gjithashtu edhe stafi i KosovaLindore.com i uron gjithë besimtarëve mysliman, Festën e Kurban Bajramit.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2019 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch