Sot, për një vizitë zyrtare në zyrën e Bashkimit Demokratik të Lugines qëndroi atasheu ushtarak (Defence Attache) i ambasadës suedeze në Beograd, z.Bjorn Torstenson, të cilin e priti Kryetari i partisë z.Skender Destani. Në njëatmosferë të ngrohtë, z,Destani e njoftoi z.Torstenson me situaten aktuale politike dhe të sigurisë si dhe me politikat ekonomike e sociale që mbretrojnë në luginën e Preshevës dhe mosgatishmerinë e kësaj qeverie, qe të zhvillojëkëtë rajon në aspektin socio- ekonomik si parakusht edhe i zhvillimeve tjera politike, arsimore e kulturore. Në këtë takim vend të posacëm zuri edhe cështja e largimit të qytetareve tane në vendet perendimore si dhe kërkesat e tyre përazil ne vendet evropiane.
Shërbimi për informim i BDL-së www.bdl-psh.com Preshevë 16.06.2011
pasi je tash ne opozite po prit zyrtar te larte,kur ishe ne pushtet asnje pritje nuk ebere