Bashkimi Evropian i shqetësuar për dëbimin nga Serbia të aktivistëve nga BE-ja dhe jo vetëm
BE-ja ka shprehur shqetësimin për shkak të dëbimit të një grupi të përfaqësuesve të shoqërisë civile nga Serbia.

Një grup prej katërmbëdhjetë aktivistësh që merrnin pjesë në një konferencë ndërkombëtare në Beograd u arrestua me pretekstin se paraqisnin “rrezik për sigurinë”. Atyre gjithashtu iu ndalua hyrja në Serbi për një vit.
Në grupin e të dëbuarve ka shtetas të Bashkimit Evropian dhe vendeve të rajonit.
“Shoqëria civile luan një rol jetik në zhvillimin e një shoqërie të shëndetshme dhe demokratike. Këto janë vlera që nuk janë vetëm në thelb të Bashkimit Evropian, por edhe të së ardhmes së Serbisë si vend kandidat dhe qytetarëve të saj. Masat e marra në interes të sigurisë kombëtare duhet të kryhen në përputhje me kornizën ligjore serbe dhe në përputhje me standardet evropiane dhe ndërkombëtare të të drejtave të njeriut. Masa të tilla nuk duhet të rezultojnë në kufizimin e lirive të individëve, përfshirë shtetasit e huaj”, tha Guillome Mercier, zëdhënës i Komisionit Evropian.
Në mesin e aktivistëve të dëbuar ka edhe shtetas të Kroacisë, çfarë ka bërë që të acarohen raportet mes Zagrebit dhe Beogradit. Ministria e Punëve të Jashtme kroate u ka rekomanduar qytetarëve të vet që të shmangin udhëtimet e panevojshme në Serbi.
Dëbimi i shtetasve të huaj nga Serbia ndodhi mes protestave masive antiqeveritare në këtë vend, të organizuara nga studentët. Autoritetet e Beogradit rregullisht akuzojnë Perëndimin se qëndron pas këtyre protestave.
Më shumë storie
Domosdoshmëria historike e rikthimit të toponimit “Dardani”
Eshref Ymeri Pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt 2008, në mjetet e informimit masiv kanë qarkulluar mendime...
Ndërron jetë miku i Kosovës, ish-kongresisti amerikan Eliot Engell
Ka ndërruar jetë ish-kongresisti amerikan dhe miku i Kosovës, Eliot Engel. Lajmi është bërë i ditur nga faqja zyrtare e...
Shqipëria mundet nga Polonia me rezultat 2:1
Kombëtarja e Shqipëria ka pësuar humbje ndaj Polonia dhe kështu e mbyll ëndrrën për një vend në Kampionatin Botëror 2026....
Odiseja e gjuhës poshtëruese të Agim Vincës
Eshref Ymeri Më 06 mars, në njërin nga portalet dardane, ishte botuar artikulli “Vinca: kryqëzata e kalorësit kallp”.Edhe në këtë...
Komisioni Evropian konfirmon heqjen e të gjitha masave ndaj Kosovës
Komisioni Evropian ka konfirmuar se janë hequr të gjitha masat financiare ndaj Kosovës. Kjo u bë e ditur gjatë debatit...
Mark Rutte: KFOR vazhdon të luajë rol të rëndësishëm për sigurinë në Kosovë
Sekretari i përgjithshëm i NATO, Mark Rutte, u prit në Shkup me nderime të larta shtetërore nga presidentja e Maqedonia...

Average Rating